Sekuestrohen 50 kg hashash, transportohej me mushkë
Autori i Lajmit: red.
Një sasi prej 50 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga forcat e policisë paraditen e sotme në drejtim të kufirit me shtetin grek, mbi qytetin e Libohovës, duke u transportuar nga dy persona, të cilët e kishin ngarkuar atë mbi një mushkë.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë kanë mundur t i identifikojnë dy personat në fjalë në vendin e quajtur Revani. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në momentin që policët u kanë bërë thirrje për të ndaluar, këta dy persona, duke përfituar nga errësira dhe terreni shumë i vështirë, e lanë mushkën, së bashku me ngarkesën dhe u larguan me shpejtësi.
Nga ana e policisë është bërë ndjekja, por nuk është bërë e mundur dot kapja e këtyre personave. Uniformat blu bëjnë të ditur se pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, u arrit që të identifikohen autorët e kësaj ngjarjeje, por për arsye hetimi nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre. Grupi hetimor konstatoi se në mushkë ishin ngarkuar dy çanta shpine të mëdha, të mbushura lëndë narkotike, marijuanë, gjithsej rreth 50 kilogramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2009