Sekuestrohen 600 mije euro veshje

Malli vinte nga Bullgaria dhe kalohej me varka dhe me kafshe ne kufirin e Korces dhe me pas hidhej ne tregun e kryeqytetit
Kotrabanda
Arrestohet drejtuesi i furgonit qe kishte mallin kontrabande ndersa pronari dhe nje tjeter shpallen ne kerkim
Shoferi i nje furgoni qe transportonte veshje kontrabande u arrestua dje paradite nga zyra e Antikrimit Ekonomik te Policise se Kryeqytetit ndersa dy te tjere u shpallen ne kerkim per tregtimim dhe transportim te mallrave kontrabande ne bashkepunim.
Gjate operacionit e dites se djeshme pas me teper se 8 muajsh hetim te Antikrimit Ekonomik policia arrestoi Vangjo Nicken 47 vjec shofer ndesa u sekuestrua dhe bllokua ne mjetin e tij nje sasi malli vlera e te cilit sipas deklarimit zyrtar kap shifren e 600 mije eurove.
Veshjet dhe produktetet e bllokuara transportoheshin me nje automjet furgon te markes Mercedez- Benz me targa te Korces KO 8704 B qe drejtohej nga i arrestuari Vangjo Nicka 47 vjec me banim ne kryeqytet i cili ishte pronari i mjetit por jo pronari i mallit.
Pronari i mallit dhe nje person tjeter u shpallen ne kerkim nga policia te dyshuar si drejtues te ketij rasti. Ne nje deklarate shtypi zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini njoftoi perfundimin e operacionit te koduar Prespa duke bllokuar veshje kryesisht pantallona xhupa etj per te rritur dhe femije.
Mallrat ishin destinuar te shiteshin ne tregun industrial ne rrugen e Dibres prane Medresese. Nga hetimet e kryera eshte zbuluar se kontranbandimi i mallrave kryhej nepermjet liqenit te Prespes nga i cili ka marre edhe emrin operacioni i djeshem.
Mallrat futeshin nepermjet rruges tokesore me kafshe dhe asaj ujore me varka drejt territorit te Shqiperise duke perdorur fshatrat kufitare te Korces qe ndodhen jo shume larg kufirit me Maqedonine. Origjina e produkteve ishte Bullgaria ku mallrat bliheshin me destinacion vendin tone.
Hetimi
Tete muaj me pare efektivet e Policise se kryeqytetit nisen nje hetim per zbardhjen e nje linje te kontrabandimit te mallrave kryesisht tekstile apo konfeksione nga Maqedonia e Bullgaria drejt Shqiperise.
Hetimi i Antikrimit Ekonomik zbuloi se nje grup personash transportonin nepermjet varkave apo kafsheve nga Maqedonia ne Shqiperi ne fshatrat e Liqenasit dhe fshatra te tjere te Pogradecit e Korces mallra qe hynin kontrabande. Mallrat kalonin jo shume larg pikes se kalimit kufitar te Gorices e cila lidh vendin tone me Maqedonine.
Ne pjesen me te madhe per transport perdoreshin varkat por edhe kafshet qe nxirrnin mallin ne toke ndersa me pas ai ngarkohej ne nje furgon Mercedez- Benz me targa te Korces KO 8704 B dhe me pas nisej ne drejtim te Shqiperise.
Kjo linje e kondrabandimit te veshjeve sipas burimeve te policise kishte disa kohe qe funksiononte ndersa pritet qe arrestimi i pronarit te dyshuar te mallit si dhe personit tjeter te kerkuar nga policia te zbardhin edhe me teper kete afere. Policia pretendon se ne shumicen e rasteve nga kontrollet e kryera nuk kishte gjetur fatura shoqeruese te mallit si dhe fatura te pagesave tatimore te ketyre te fundit.
Eskorte per mbulimin e mallit kontrabande
Malli shperndahej ne Tirane Elbasan apo qytete te tjera kryesisht ne tregun e lire industrial. Vezhgimet e policise kane konstatuar se kontrabanda kryhej me disa automjete duke formuar modelin e eskortes.
Sipas kesaj forme nje mjet qendronte perpara frugonit ne nje distance te kosiderueshme per te vezhguar nese kishte apo jo efektive policie. Ne mes qendronte furgoni i mbushur me mall dhe ne cdo rast nese automjeti i pare qe kontrollonte rrugen konstatonte efektive policie apo patrulla policie mjeti ndalonte deri ne largimin e rrezikut.
Po keshtu pas furgonit ne qendronte nje automjet tjeter i cili sherbente per te vezhguar pas furgonin dhe per te pare nese ata po ndiqeshin nga ndonje automjet policie apo jo. Kjo forme pune e te transportuarit te mallit per nje kohe te konsiderueshme duket se iu ka dhene garanci dhe sukses personave te perfshire ne kete kontrabande.
Por pas me teper se tete muajsh hetime dhe vezhgime te kryera nga oficere te njesise se hetimit te krimit ekonomik ne kryeqytet zbuluan edhe kete forme te maskimit te furgonit qe transportonte mallin kontrabande.
I arrestuar Vangjo Nicka 47 vjec nga Tirana
Malli i sekuestruar
1. Xhupa per te rritur 3 500cope
2. Xhupa per femije 2000 cope
3. Pantallona kadife femijesh 1400 pale
4. Pantallona xhins femijesh 1200 pale
5. Pantallona xhins per te rritur 2000 pale
6. Pantallona per femra 4000 pale
7. Kostume per femije 400 pale
8. Bluza per femije 470 cope
9. automjet Mercedes Benz KO8704B
600 mije euro eshte vlera totale e mallit te sekuestruar nga policia gjate operacionit te djeshem ku u bllokuan krysisht veshje dhe tekstile me origjine nga Bullgaria
Dy persona te tjere dyshohet se jane perfshire ne kete linje te kontrabandamit te mallrave dhe tekstileve qe transportoheshin tranzit nga Maqedonia drejt Shqiperise