Zbardhet trafiku i droges Shqiperi- Gjermani 12 te akuzuar

Personat e perfshire ne trafik sipas prokurorise ishin furnizuesit kryesore me lendes narkotike te lokaleve te Tiranes
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit zbardh hetimin ndaj 12 personave te dyshuar si pjesetare te nje rrjeti trafiku armesh e droge ne itinerarin Maqedoni- Shqiperi- Kosove drejt Gjermanise nepermjet korriereve kosovare. Keta te fundit se pasi kane marre mallin nga disa shqiptare kane derguar nje sasi prej 5 kg heroine ne Gjermani duke ia dorezuar nje shqiptari tjeter.
Tre vellezerve Qefalia te dyshuar si pjese e rrjetit policia iu ka sekuestruar ne Tirane edhe 5 kg heroine e gatshme per tu nisur drejt Gjermanise. Keto te dhena dhe te tjera mbi grupin Shekulli mundi ti siguronte nga pese vendimet e Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet.
Pas ketyre vendimeve policia ka kryer kontrolle te imtesishme ne banesat dhe aktiviteteve te biznesit te pese nga 12 te dyshuarve. Hetimi ka zbardhur skemen e funksionimit te trafikut rajonal si dhe ne drejtim te Gjermanise.
Sipas vendimeve me nr.1127 1128 1129 1130 dhe 1131 te firmosur nga gjyqtarja Anila Capo eshte lejuar kontrolli i banesave te te dyshuarve Altin Dani Ardit Dusha Dhimitri Rrapi Ilia Bregu dhe Meliha Gjuzi me banim ne Tirane.
Ne fund te muajt janar dhe shkurt te ketij viti prokuroria pas referimit te policise se Tiranes regjistroi procedimin penal me nr.506 te prodhimit e shitje te narkotikeve veper e kryer ne bashkepunim.
Hetimi eshte ndjekur me teknika speciale si vezhgime fotografime dhe pamje filmike deri ne mes te muajt korrik kur edhe u finalizua operacioni policor i koduar Triss.
Ne kete operacion u arrestuan disa nga te dyshuarit ndersa disa te tjere u shpallen ne kerkim- thuhet ne vendimet e gjykates. Nga keto burime mesohet se organizatore te rrjetit dyshohet te jene Dhimitri Rapi e Ilia Bregu. Ata mendohet se ishin furnizuesit kryesore te shperndaresve te droges ne Tirane dhe korriereve qe e dergonin ate drejt Gjermanise.
Nga hetimi me metodae speciale rezulton se Dhimiter Rrapi nga banesa e tij furnizonte me droge kerkuesit nga nje lokal ne rrugen Myslim Shyri ne Tirane.
Nga i dyshuari Rrapo furnizohej i dyshuari Altin Dani vellezerit Kujtim Artan dhe Alfred Qefalia te dyshuarit Ilia Bregu e Arif Zelo-thuhet ne vendimet e gjykates. Sipas burimeve dyshohet se Rrapi Bregu dhe Zelo kane trafikuar 5 kg heroine nga Shqiperia ne drejtim te Kosoves. Kjo sasi eshte trafikuar nga Kosova ne drejtim te Gjermanise nga kosovaret Faruk Istrefi dhe Iljan Zeka te cilet ia kane dorezuar ne landin e Bavarise shqiptarit Leonard Brunga.
Ky i fundit sipas vendimeve ka qene edhe personi qe ka rekomanduar ndermjetesuar dhe ka dale garant per dy korrieret kosovare si te besuar per kete transport. Kjo sasi dyshohet se ka ardhur nga Maqedonia dhe eshte perpunuar ne Tirane e me pas eshte nisur nepermjet Arif Zelos duke kaluar kufirin ne rruge informale ne Kosove.
Malli ka mberritur aty me 25 shkurt te vitit 2010. Te nesermen ka rezultuar se edhe i dyshuari Rrapi dhe Bregu kane zbarkuar ne Kosove duke e dorezuar mallin tek dy korrieret kosovare qe me pas e kane derguar drogen ne Gjermani.
Vellezerve Qefalia iu kap 5kg heroine ne banese
Po sipas vendimeve te mesiperme me 13 mars 2010 prokuroria ka nisur hetimin ndaj Alfred Kujtim e Artan Qefalia si te dyshuar per prodhimi e shitje te narkotikeve dhe Prodhimi dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit.
Nga pergjimi rezultoi se droga e gjetur ne banesen e Alfred Qefalise ishte furnizim i te dyshuarit Dhimitri Rrapi dhe ishte nje nga depozitat e droges qe keta persona mbanin ne Shqiperi pasi nje sasi prej 5 kg dyshohet se e kishin nxjerre nga Shqiperia.
Nga vendimet rezulton se i dyshuari Arif Zelo kryente edhe trafikim te armeve pasi me ndermjetesimin e Ilia Bregut dhe Dhimiter Rrapi Zelo ka siguruar nga e dyshuara Meliha Gjuzi pese arme te llojeve te ndryshme te cilat kishte si qellim ti shiste ne Kosove.
Gjithashtu rezulton se Zelo i kerkonte te dyshuarit Bregu qe ti siguronte arme me qellim tregtimin e tyre. Por ne operacionin e arrestimit te zhvilluar me 14 korrik 2010 keto arme jane gjetur ne makinen e Zelos ne afersi te qytetit te Kavajes pak kohe pasi e dyshuara Gjuzi ia kishte dorezuar.
Ne korrik 2010 u plotesuan arrestimet e grupit
Policia e Tiranes me ndihmen e autoriteteve policore gjermane me 14 korrik 2010 kane perfunduar operacionin e perbashket te arrestimit te personit te fundit i akuzuar si pjese e grupit prej 12 personash.
Sipas policise operacioni eshte zhvilluar ne tre shtete Shqiperi Gjermani dhe Kosove dhe arrestimet e para kane nisur ne muajin mars te ketij viti. Arif Zelo dhe Ermir Dalipaj te dy nga qyteti i Lushnjes u arrestuan ne fillim te marsit te ketij viti ku gjate ndalimit te tyre u bllokuan dhe pese arme te ndryshme dhe sasi municioni.
Me pas operacioni Triss ka vazhduar dhe pas nje jave jane arrestuar tre vellezer me banim ne Farke Artan Kujtim dhe Alfred Qefalia pasi ne shtepine e tyre policia sekuestroi rreth 5 kg heroine.
Me pas operacioni antidroge i Policise se Tiranes autoriteteve policore gjermane ka vazhduar me arrestimin edhe te gjashte personave te tjere shtetasve Dhimiter Rapi nga Tirana Ilia Bregu nga Leskoviku Gezim Hasan Docaj nga Tirana Leonard Brunga Ilian Zeka dhe Faruk Istrefi te dy keta te fundit nga Kosova dhe me nenshtetesi gjermane jane te arrestuarit e fundit te operacionit antidroge.
T ARRESTUAR
Meliha Gjuzi 46 vjece
Dhimitri Rapi 54 vjec
Ilia Bregu33 vjec
Arif Zelo 53 vjec
Ermir Dalipaj 32 vjec
Alfred Qefalia 27 vjec
Artan Qefalia 27 vjec
Kujtim Qefalia 36 vjec
Gezim Hasandocaj 30 vjec
Leonard Brunga 38 vjec
Iljan Zeka 25 vjec
Faruk Istrefi 26 vjec