E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen mbi 3 kg drogë në Durrës

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 17:02

Policia e Durrësit sekuestroi sot një sasi prej 3.4 kilogramë heroinë, ndërsa ka arrestuar dy shtetas nga Maqedonia.

Sasia e drogës u sekuestruar në një automjet me targa të Shkupit teksa udhëtonte nga Tiranë për në Durrës.

Brenda makinës ndodheshin përveç dy shtetasve maqedonas, edhe një kroat. Në pranga ranë tre shtetasit, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur.

Droga ishte vendosur në gjashtë pako dhe dyshohet se destinacioni i saj ka qenë kalimi në Itali nga porti i Durrësit. /Start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›