Sekuestrohen pronat e Aldo Bares
Pronat e të akuzuarit si drejtuesi i bandës së Lushnjës janë përfundimisht të sekuestruara. Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka dhënë dje vendimin lidhur me kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Aldo Bares (Alfred Shkurti). I arrestuar në Turqi, Bare është akuzuar nga drejtësia shqiptare për veprat penale të "krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale", "vrasje", "shkatërrim të pronës me zjarr", "dhunim të varreve", "vjedhje me dhunë në bashkëpunim", etj. Organi i akuzës gjatë hetimit të kryer lidhur me veprimtarinë kriminale kishte identifikuar si pronë të tij shoqërinë "Laguna Karavasta" sh.p.k, me një sipërfaqe toke prej 11792 m2 në Divjakë të Lushnjës, së bashku me 1216 m2 ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave, si dhe me barkat e peshkimit, rrjetat, dajlanët etj. Bashkë me këtë pronë, organi i akuzës kishte bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një sipërfaqeje prej 470 m2, e ndodhur në lagjen "Çlirimi" të qytetit të Lushnjës, ku përfshihet sipërfaqja prej 24 m2 garazh, si dhe sipërfaqja prej 48 m2 magazinë, së bashku me të gjitha pajisjet e ndodhura brenda tyre. Në të njëjtën kërkesë ishte përfshirë edhe një shumë prej 1500000 lekësh, që kishte qenë në emër të shtetases Burbuqe Shkurti (kunata e Aldo Bares), në llogarinë bankare me nr.0002212608, pranë "Raiffeisen Bank", dega Lushnjë.
Sipas kërkesës së prokurorisë, pasuritë e identifikuara deri në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë qenë në emër të personave të tretë, të cilët kanë lidhje miqësore, gjaku, me personin nën hetim, Aldo Bare. Organi i akuzës ka deklaruar se hetimet janë kryer kryesisht në lidhje me aktivitetet ekonomike të personave të tretë, pasuritë e tyre dhe mënyrën e krijimit të apo përftimit të këtyre pasurive. I gjithë synimi i hetuesve ka qenë të evidentonin faktin se pasuritë e krijuara dhe të regjistruara në emër të personave të tretë nuk rrjedhin nga veprimtari të ligjshme, por këto pasuri janë të krijuara dhe më pas kanë kaluar te këta persona pikërisht nga i akuzuari si kapobanda i Lushnjës, Aldo Bare.
Pak kohë më parë gjykata kishte vendosur të pushonte gjykimin për çështjen e sekuestrimit të shumës prej 1500000 lekësh, ndërsa dje ka dhënë vendimin për pjesën tjetër të pasurive. Kështu, gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të Aldo Bares, për shkak se ato janë vënë si pasojë e veprimtarisë së paligjshme të këtij personi.