Dy herë (mos më) keq!
Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shkup mund të shpallë një rezultat; megjithëse zyrat e përfaqësive ndërkombëtare mund të pajtohen në heshtje me çka ndodhi; të dielën Maqedonia shënjoi një hap tjetër prapa.
Ishte shumë vonë për thirrjen e Presidentit maqedonas Crvenkovski "stabiliteti para procesit". Dështimi i zgjedhjeve politike në Maqedoni, për të gjithë ata që e ndjekin politikën jo si amatorë, por si vëzhgues kritikë, ishte, ndoshta, i pashmangshëm. Në mos i pashmangshëm, i paranjoftuar.
Për t‘iu përgjigjur pyetjes se pse Maqedonia shkoi në mënyrë të papritur në krizë parlamentare, qeverisëse dhe tashmë edhe zgjedhore, duhet pyetur më parë se nga nisi kjo krizë. Për të shpjeguar një situatë doemos ngjarjet duhen vendosur brenda një kalendari të rreptë.
Gjithçka nisi në Samitin e Bukureshtit. Pakkush e vrau mendjen nëse dështimi i nismës Adriatik-3, që ishte shqiptuar vite më parë (thelbi i së cilës qe sinkronizimi i përgatitjeve për një pranim të njëkohshëm në NATO të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë), do të kishte rrjedhime politike rajonale, të pjesshme apo të përgjithshme. Maqedonia mbeti jashtë. Pas afro dy dekadash njohjeje ndërkombëtare, sërish Maqedonisë iu kujtua emri. Thua se askush nuk e dinte më parë këtë! Shkupi u la jashtë nismës Adriatik-3, formalisht u tha se "ishte thjesht çështje emri", por në thelb mbetej sa euroatlantike ishte Maqedonia, apo, më saktë, sa atlantiste ishte ajo. Dhe nëse Maqedonia ishte e bindur në orientimin e saj atlantik, dështimi i Adriatik-3 dëshmoi, së paku, se NATO-ja nuk ishte aspak e gatshme për t‘u hapur ndaj saj. Tri ditë më pas, qeveria e Maqedonisë, në shenjë përgjegjësie ndaj asaj që ndodhi, dha dorëheqjen. Nuk zgjati as me orë dhe vendimi i Parlamentit maqedonas për vetëshpërndarje dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Shtypi ditor i Shkupit, ndonëse jo deri në thelbin e vet përmbajtësor, e ka identifikuar disi shkakun e së keqes: "Nëse në Bukuresht nuk deshi NATO-ja të jemi atlantistë, ose, më saktë, nuk deshi fqinji jugor, Greqia; në zgjedhjet e tanishme nuk e dhamë dot ne vetë provën se jemi atlantistë, ose, më saktë, na penguan shqiptarët".
Në të vërtetë, Samiti i Bukureshtit (dështimi i nismës Adriatik-3) dhe zgjedhjet e së dielës (dështimi i zgjedhjeve parlamentare) janë dy pamje të së njëjtës dukuri, dy anë të së njëjtës monedhë. Bukureshti është ana recto, zgjedhjet janë ana verso. Vetëm se në Bukuresht një krizë rajonale iu përcoll një vendi të vogël, kurse tani ky vend i vogël thjesht po provon dobësinë e tij, pamundësinë për të marrë mbi vete peshën e krizës.
Për ta thënë të vërtetën deri në fund, çështja është pak më e ndërlikuar. Herën e parë shqiptarët e Maqedonisë ishin jashtë dyshimit për t‘u bërë përgjegjës të krizës, sepse "Shqipëria e tyre" sapo ishte ftuar për t‘u bërë pjesë e aleancës, kurse kësaj radhe janë pikërisht shqiptarët ata që po tregohen me gisht si shkaku i shkatërrimit të imazhit të vendit dhe i identifikimit të Shkupit si vend pa vullnet atlantik.
Autoritetet shtetërore askund në botë nuk janë ente morale. Prej tyre nuk pritet të jenë pasqyrë e së mirës dhe e së keqes. Në shoqëri ka ente të tjera që e luajnë këtë rol. Por vjen një ditë e vetme, dita e rotacionit, dita e verifikimit, dita e zgjedhjeve, kur politika dhe morali nuk ndahen dot. Dhe, nëse ky çast politikën e "fotografon" keq, atëherë është dy herë (mos më) keq, sepse duhet shumë kohë për ta ndrequr. Dhuna në Maqedoni, një dukuri e panjohur prej disa vitesh në jetën e saj politike; fryma e konfliktit, komprometimi i procesit elektoral, dështimi i votës dhe dalja e armëve në shesh; dëshmuan se penalizimi i këtij vendi në Bukuresht qe përmbi fuqitë e saj.
Tani është vonë për çfarëdo thirrjeje apo këshille. Tani Maqedonia "përligji" vendimin e Bukureshtit. Ca më keq: ishin shqiptarët atje që provuan para Europës politike dhe NATO-s atlantike se nuk kishin durim dhe përgjegjësi për t‘iu nënshtruar regjimit të votës.
"Në Bukuresht na dëboi Greqia, në zgjedhjet e së dielës na sabotuan shqiptarët". "Euro-atlantizmi ynë mbetet një ëndërr e largët".
Kështu shkruajnë gazetat e sotme të Shkupit. Në të vërtetë shqiptarët shkuan deri te "hate speech" kundër njëri-tjetrit, jo pse janë joatlantikë, por sepse duan pushtet me çdo kusht. Mirëpo nuk lexohet kështu e vërteta në Perëndim. Në fakt ata janë bërë tashmë përgjegjës. Jo policia "Alfa" e Maqedonisë, por shqiptarët atje, e prishën procesin elektoral. Ky është vlerësimi i përgjithshëm në botën politike perëndimore. Shqiptarët votues nuk e meritonin këtë ndëshkim, po aq sa nuk e meritonte Maqedonia ndarjen prej nismës Adriatik-3 në Bukuresht. Ndoshta heshtja e pavirtytshme e Tiranës ndaj sabotimit grek të nismës Adriatik-3 është një prej shkaqeve që tani janë shqiptarët që bëhen me faj.
Në zhvillimet politike gjërat janë po aq të parashikueshme sa dhe në çdo fushë tjetër. E parashikueshme ishte që Maqedonia do të destabilizohej. E parashikueshme ishte që do të kishte zgjedhje të parakohshme. E parashikueshme ishte madje edhe që Shkupi do ta vononte deri në kufijtë e padurimit njohjen e Kosovës, duke mbetur prapa shumicës së vendeve anëtare të OKB-së, megjithëse fqinje e saj. E parashikueshme ishte edhe që qëndrimi ndaj Kosovës do të fuste në konflikt jo vetëm shqiptarët e maqedonasit, por edhe shqiptarët brenda vetvetes. E parashikueshme ishte, në fund të fundit, që, pavarësisht se dhuna do të implikonte repartet "Alfa" të policisë shtetërore të Maqedonisë, harta e zonave të konfliktit dhe e përsëritjes së zgjedhjeve do të mbetej brenda atyre rajoneve që demografikisht banohen me shumicë shqiptare. Dhe atëherë lehtësisht mund të krijohet zhgënjimi i ditës: shqiptarët na e bënë!
Ajo që ndodhi në Maqedoni të dielën provoi se dështimi i nismës Adriatik-3 vuri në dyshim tërësor shkallën e funksionimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza ligjore ndërkombëtarisht e njohur mbi të cilën është ndërtuar Maqedonia e re, domethënë jo Fyrom-i, por shteti i ri i dalë pa luftë prej ish-Jugosllavisë. I vetmi ndryshim është se tani për të njëjtat standarde që Marrëveshja e Ohrit garantonte të drejtat e shqiptarëve prej cenimit maqedonas, tani ajo duhet t‘i mbrojë shqiptarët prej njëri-tjetrit. Sepse "luajalizmi" ka arritur deri në atë shkallë sa jo për njohjen e Kosovës, por për një deputet më shumë, njëra palë mund të bashkëpunojë edhe me policinë kundër tjetrës.
Shkupi u kthye prapa, por shqiptarët po marrin koston e të gjithë regresit që po ndodh. Kjo është dy herë (mos më) keq! Nuk është aspak ndikimi i "sindromit Shqipëri" që e shkaktoi këtë të keqe. Është projektimi i vetes në pushtet me çdo kusht e mbi çdo çmim. Prandaj është vonë për të këshilluar. Jo edhe për të analizuar. Njerëzit e veprimit politik duhej ta kishin kuptuar me kohë se cilat do të ishin rrjedhimet. Duhej ta kishin kuptuar se, ashtu si u flijua Maqedonia në Bukuresht, ashtu do të flijohej dikush tjetër në zgjedhjet e së dielës. Dhe ndodhi ashtu si mund të përfytyrohej; u vetëpenalizuan shqiptarët, u vu në tërmet Marrëveshja e Ohrit, u largua edhe ca njohja e Kosovës nga Shkupi dhe, së fundi, vetëm së fundi, imazhi i Maqedonisë u errësua. Sa për ëndrrën e saj atlantike, vështirë të besosh ta sendërtosh sërish atë!