Zmbrapsja
Në fillim të viteve ‘70, kur çmimet e naftës u katërfishuan, gati e dërguan botën në ngecje totale. Shok-u i shkaktuar nga embargoja arabe la gjurmë të thella në shumë vende: Amerika iu drejtua makinave më eficiente në harxhimin e karburanteve, ndërsa Franca filloi të prodhojë energji nukleare.
Tridhjetë e pesë vjet më vonë, çmimet e naftës janë katërfishuar sërish. Ato kanë arritur deri në 135 dollarë për fuçi. Kësaj radhe, "arma" naftë e arabëve është goditur me çekan nga ana e ekonomive në zhvillim, që kanë rritur ndjeshëm kërkesën, ndërsa oferta ka mbetur në vend. Pas pesë vitesh rritjeje, ekonomia e botës po tkurret. Dhimbja e zmbrapsjes ka filluar të ndjehet tashmë. Këtë javë peshkatarët francezë filluan protestat në Portin e Dunkirkit. Kështu vepruan edhe shoferët britanikë të kamionëve në Londër dhe Kardif.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, sugjeroi subvencionimin e më të prekurve dhe frenimin e taksave në naftë. Edhe qeveria britanike po detyrohet të heqë dorë nga rritja e taksës për motoristët. Në Amerikë, rënia e çmimeve të shtëpive ka nxehur konsumatorët, sepse nuk kanë para. Kryeministri britanik, Gordon Braun, mendon se prodhuesit e mëdhenj të naftës mund të binden që të ndikojnë në shpëtimin nga kjo gjendje.
Por vetëm Arabia Saudite tregoi pak entuziazëm për këtë. Në vendet e tjera, prodhimi po rritet tepër ngadalë. Kjo po shkakton mundime. Por kjo mund të jetë edhe si riprezantim i një mundësie. Kjo situatë duket e papërballueshme sot, por mund të sjellë një fillim të pandalshëm, që do të arrijë në nivel më të lartë, duke krijuar një reagim më pozitiv. Është e qartë se çmimet e larta të naftës janë duke lënduar shumë ekonomi, veçanërisht të botës së zhvilluar. Sipas Goldman Saks, konsumatorët e tyre janë duke dërguar më tepër se 1.8 trilion në vit te vendet prodhuese të naftës.
Spiralja e çmimeve dhe pagave, që do të krijonte një cikël rritjeje të dyanshme, ashtu siç bëri në vitin 1970, është shmangur. Por, shok-u i të hyrave është i dhimbshëm. Në kohën e krizës kreditore, me rënie të çmimeve të patundshmërive, ekonomitë shtëpiake në vendet e zhvilluara janë pak të pajisura për të paguar edhe fatura të larta për karburante, nëse spekulatorët nuk mund të fajësohen. Kompanitë e naftës kanë dështuar në rritjen e prodhimit, pavarësisht fitimeve rekord. Spekulim, thonë disa. Çmimi i naftës është vendosur në treg. Për "Shell"-in, "Exxon"-in, rezervat nëntokësore do të sjellin lënien e miliarda dollarëve investime të paprekura, pra që nuk mund të përdoren.
Të tjerët frikësohen se nafta është e shtrenjtë, sepse po shteron. Por kjo nuk mund të argumentohet. Lindja e Mesme duket se ende përmban një det të tërë. Edhe pse tash është më e vështirë të gjenden fusha të reja me naftës, sikur janë gjetur në të kaluarën, fakti i shterimit prapë nuk qëndron. E vërteta është më prozaike. Gjetja dhe zhvillimi i fushave të reja me naftë është një biznes i shtrenjtë dhe harxhues i kohës për bizneset. Në fushat e reja gjigante, në thellësitë e ujërave braziliane, nuk duket se do të prodhohet naftë edhe për një dekadë apo më tepër. Për këtë arsye, nafta është perverse. Kur çmimet janë të ulëta, vendet e pasura me naftë e mirëpresin koston e ulët, teknologjinë e zhvilluar dhe mirë të kapitalizuar të kompanive. Kur çmimet e naftës janë të larta, vendet si Rusia apo Venezuela i përzënë jashtë shtetit sërish.