Zgjedhjet qe nuk zgjidhen asgje
Megjithëse të imponuara nga shqiptarët, zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, që u iniciuan për të ndryshuar pozitën e tyre dhe për të realizuar një avancim të kërkesave bazike e legjitime, nuk zgjidhën asgjë. Përkundrazi, ato i rënduan problemet dhe i avantazhuan maqedonasit, si në argumentet përballë faktorit ndërkombëtar, ashtu edhe në raportet me partnerin shqiptar, i cili do të ftohet në qeveri më shumë për të kryer një gjest simbolik të imponuar nga jashtë, se sa si një nevojë numerike dhe e domosdoshme bashkëqeverisjeje.
Përballë tensionit që vazhdon të jetë prezent dhe i lartë mes faktorëve politikë shqiptarë lidhur me standardet e zgjedhjeve të 1 qershorit dhe rezultatet e tyre, partia fituese e zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas VMRO-DPMNE, e cila ka marrë votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, bën edhe gjeste demokratike, duke pranuar përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona shqiptare, thua se ajo si organizatore dhe e obliguar ligjërisht për mbarëvajtjen e tyre, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për tensionin e krijuar dhe standardet e shkelura shumë rëndë. Duke transferuar me shumë mjeshtëri konfliktin nga shqiptaro-maqedonas (për realizimin e kërkesave jetësore të shqiptarëve), në shqiptaro-shqiptar (për një pushtet që asnjëherë nuk ka qenë në dimensionin e nevojshëm e të kërkuar), partia e Gruevskit arriti të defaktorizojë jo vetëm çështjet që e penguan në ushtrimin e plotë të pushtetit, por t‘i rrudhë edhe më shumë kërkesat e shqiptarëve dhe t‘i detyrojë ata që, për një pushtet gati-gati butaforik, të luajnë sipas partiturës së përcaktuar prej tij.
Ai tani jo vetëm do t‘i detyrojë të mbajnë frymën se kush do të jenë të përzgjedhurit e këtij mandati, aleatët e ardhshëm bashkëqeverisës, por edhe kur të kryejë ritin demokratik të ftesës, ajo do të jetë e kushtëzuar tërësisht prej tij dhe aspak nga ata që kanë nevojë për të artikuluar e kërkuar të drejta të mohuara në mënyrë konstante. Inflacioni i kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni, në ndryshim nga ato çfarë kanë mundur të bëjnë përfaqësuesit e tyre në qeveritë e kaluara, do të bjerë ndjeshëm, aq më shumë tani kur partia që ka fituar zgjedhjet është trashëgimtare e asaj që u detyrua të firmosë jashtë vullnetit të vet Marrëveshjen e Ohrit. Shtegun për të kaluar kështu mbi një arritje historike të tyren, e mundësuan vetë shqiptarët, të cilët u paraqitën jo vetëm të përçarë keqaz brenda vetes, por edhe duke demonstruar një luftë të paprinciptë me njëri-tjetrin. Të shpërndarë në disa parti politike, ata vërtet konfigurojnë dhe zbatojnë pluralizmin politik, por ama bien shumë në peshën e tyre specifike përballë subjekteve maqedonase, duke humbur kështu orientimin e domosdoshëm si përfaqësues dhe mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve, që gjithnjë kanë qenë të gjymtuara, si para viteve ‘90, ashtu edhe tani, në Republikën pa emër të përcaktuar definitivisht.
Këto zgjedhje, që dëmtuan shumë rëndë imazhin e faktorit politik shqiptar, që kthyen pas jo vetëm investimin e realizuar gjatë gjithë kësaj periudhe, por edhe shtuan shumë pikëpyetje lidhur me mundësitë e disa liderëve shqiptarë në vazhdimin e mbijetesës së tyre politike, nuk arritën që thekset kombëtare të platformave elektorale t‘i vendosin si përcaktuese në bashkëqeverisjen e ardhshme. Ndodhi kështu se, për arsye të prioriteteve që iu dhanë axhendës politike, më shumë se asaj kombëtare, gjithë investimi elektoral u fokusua te numrat parlamentarë, te gara kacafytëse për një përqindje më të lartë ndaj njëri-tjetrit. Pavarësisht se ofertat politike të partive shqiptare synonin përmirësimin e pozitës së etnitetit të dytë për nga popullsia në Maqedoni, plotësimin e të drejtave që vazhdojnë të kenë mangësi të theksuara në krahasim me bashkëqytetarët e etnive të tjera, beteja politike ashpërsisht u zhvillua mes subjektesh politike shqiptare, duke anashkaluar përgjegjësit e drejtpërdrejtë të kësaj pozite. Ata vazhduan të qetë fushatën e tyre me kartën e nacionalizmit, duke e zgjeruar kësaj radhe mbështetjen mbi këtë bazë, e cila domosdo do të rëndojë më shumë në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka popullsia shqiptare në Maqedoni. Kjo erdhi sigurisht për arsye të vizionit të ngushtë të lidershipit politik shqiptar, të luftës së pakuptimtë me njëri-tjetrin, të angazhimit deri në përplasje fizike të militantëve, duke mbjellë një frymë përçarëse dhe urrejtjeje, që avantazhoi shumë partitë politike maqedonase, veçanërisht partinë fituese të këtyre zgjedhjeve, por edhe duke krijuar një hendek jo të vogël midis popullsisë shqiptare.
Kur pritej që partia fituese te shqiptarët të kishte një mbështetje të dëshmuar popullore përmes një votimi të pranuar e demokratik, por edhe kërkesa kushtëzuese për qeverinë e ardhshme, kjo jo vetëm nuk ndodhi, por bëri edhe një kthim pas. Pikëpyetjet shoqërojnë jo vetëm legjitimitetin e zgjedhjeve, por edhe aftësinë e kapacitetin që do të këtë partia shqiptare në qeverinë e ardhshme, për të qenë realisht përcaktuese në zgjidhjen e pozitës së vështirë të shqiptarëve. Kësaj radhe, futja në pushtet do të shoqërohet me relativizim e zbehje të kërkesave dhe me pamundësinë që kishin në të gjitha qeveritë e tjera shqiptarët kur mund të provokonin zgjedhje të parakohshme.
Tani VMRO-DPMNE ka komoditetin për të ftuar në qeveri një parti shqiptare, e cila nuk do të kushtëzojë aspak zgjidhjet ultimative të problemeve dhe të asaj çfarë iu referuan me shumë retorikë gjatë fushatës, Marrëveshjes së Ohrit, por do të kujdeset vetëm për disa kolltukë ministrorë dhe protagonizmin e saj politik përmes qeverisjes. Partia politike shqiptare, që sipas paralajmërimeve do të jetë PDSH-ja, pavarësisht se nuk i ka fituar zgjedhjet, nuk do të guxojë të kushtëzojë avancimin e pozitës së shqiptarëve përmes pjesëmarrjes së saj në kabinet, pasi rregullat e lojës do t‘i imponojë ai që u "harrua" tërësisht gjatë kësaj fushate: Gruevski. Pas këtij copëzimi mandatesh dhe demonstrimit të shkeljes hapur të standardeve zgjedhore, shqiptarët gjenden në një pozitë shumë të pafavorshme në dialogun që do të shoqërojë formimin e qeverisë së re. Ata i imponuan zgjedhjet, por nuk arritën të shkojnë te zgjidhja e problemeve që duhet të realizonin këto zgjedhje. Madje, pas këtyre zgjedhjeve, problemet janë shtuar, si në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit, ashtu edhe me faktorët e tjerë politikë brenda e jashtë Maqedonisë. Me këto zgjedhje, ky shtet nuk arriti të dalë nga kriza politike e vitit 2001 dhe principi i qeverisë federale, i cili në këtë rast nuk kushtëzohet nga numrat, por nga një mirëkuptim i imponuar prej faktorit ndërkombëtar, do të prodhojë përsëri një qeverisje të dobët e të ballafaquar me probleme të shumta. Partia shqiptare, e cila do të mbetet në opozitë, sigurisht që nuk do të pajtohet me këtë situatë të sajën dhe ka shumë gjasa që karta e nacionalizmit maqedonas (i cili i siguroi fitoren partisë së Gruevskit), të provokojë nacionalizmin shqiptar, pasi ai do të ballafaqohet shumë shpejt me mohim institucional të kërkesave të njohura e të pranuara ndërkombëtarisht. Por njëkohësisht, vonesat që solli procesi elektoral dhe aq më shumë mënyra se si u zhvillua ai, do të kenë pasojat e tyre, si në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, BE dhe organizma të tjerë euroatlantikë, por edhe në provat që duhet të japë republika e marrëdhënieve të brishta për sa i takon stabilitetit të saj, i cili nuk do të jetë shumë i lehtë për t‘u mbajtur. Zgjedhjet, jo vetëm që nuk zgjidhën problemet që i shkaktuan ato, por i shtuan edhe më shumë, dhe ka gjasa të krijojnë vatrën e vërtetë të tensionit në Ballkan.