E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 20 kg drogë, pranga të riut

Në pranga për lëndën narkotike ra 21 vjeçari Vilson Rrushi.

“Në një operacion të orës 21.00 të mbrëmjes së të premtes, blutë e qytetit jugor arrestuan 21 vjeçarin Rrushi,  teksa ky i fundit transportonte me automjetin e tij pa targa  nga Lazarati drejt Tiranës,  lëndën narkotike, e fshehur në bagazhin e automjetit”, thekson policia e Gjirokastrës në komunikatë.

Kur forcat e Policisë bllokuan rrugën, 21 vjeçari ndërroi rrugë, duke u futur në një rrugë qorre në vendin e quajtur NSHN, në hyrje të qytetit  dhe pasi ka çarë gomën e automjetit të tij e ka braktisur atë. Duke përfituar nga errësira, 21 vjeçari u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar ndjekjes së forcave të Policisë dhe vetëm 1 orë pas ngjarjes, i riu është vënë në prangat e Policisë lokale, thuhet në deklaratën e Policisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-10 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›