Minatorët këmbëngulin fort në largimin e drejtorit

“ACR, nuk na i ka plotësuar të gjitha kërkesat tona. Ne do të firmosim marrëveshjen me kompaninë koncesionare, vetëm kur të jenë plotësuar të gjitha kërkesat tona. Prandaj sot, vendosëm, që ditën e hënë, ora 7:00, në protestë të marrin pjesë edhe fëmijët tanë, të cilët do bojkotojnë fillimin e shkollës si pasojë e probleme financiare që ne kemi”, deklaron përfaqësia e minatorëve.
Ata rikujtuan se presin dhe realizimin e pikës së fundit, pra largimin e drejtorit të kësaj firme në minierën e Kromit në Bulqizë. Ndërkaq, gjatë ditës së premte, sindikata e minatorëve ka depozituar në gjykatë një padi kundrejt firmës koncesionare “ACR”. Në padinë e depozituar dje, akuzohet ACR për ndërhyrje në punët e sindikatës, për thyerje të ligjit të grevës dhe për presion dhe largim të pamotivuar nga puna të minatorëve. Nga ana tjetër, kompania ACR u ka bërë thirrje minatorëve të rikthehen në punë ditën e hënë, duke theksuar se “nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i interesave të biznesit të një grupi të vogël njerëzish të udhëhequr nga Kol Nikolla".
Sipas ACR, "punonjësit, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani". Në njoftim sqarohet se personat që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për kompaninë ACR duhet të raportojnë praninë e tyre në administratën e ACR në Bulqizë, ku dhe do të pajisen me kontratat e reja individuale. "Këto kontrata do të bazohen në kontratat aktuale me disa modifikime si, paga neto e rritur me 20%, e drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme dhe e drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë", deklaron ACR. /S.Ll/Start/
2011-09-10 11:49