E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 5 kg heroine

Policia e Durrësit në bashkëpunim me forcat e RENEA-s dhe me sektorin kundër narkotikeve kanë sekuestruar 5 kilogramë drogë e llojit heroinë si dhe kanë arrestuar poseduesin e saj.

Përmes një komunikate për shtyp, Policia Shtetit informoi se gjatë mesditës së sotme, në vendin e quajtur “Mbikalimi Plepa” Durrës, Struktura Kundër Krimit të Organizuar Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndërmorën kontrollin e automjetit tip “Golf 4” me targa AA 308 AP të drejtuar nga shtetasi Judmir Kuqi, 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, brenda tapicerisë anësore u gjetën të fshehura 8 pako, të mbështjella me letër celefoni transparente, të cilat përmbajnë lëndë të dyshuar si narkotike e llojit heroinë.

Nga peshimi rezultoi se në total bëhet fjalë për sasinë prej 5 kg e 80 gr substancë.
Ndaj shtetasit Judmir Kuqi u ndërmor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›