E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverise

Këshilli i Ministrave për të nderuar kujtimin e të ndjerit Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar, shpall zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011.
Po kështu, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.
Ceremonia e homazheve do të organizohet në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, do të transmetojë muzikë funebre.
Ndërsa për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›