E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare eshte menaxhimi i kufijve

Nga 26 dhjetori kufiri Kosovë – Serbi nuk do të kenë më pamjen aktuale. Barrikadat që janë aktualisht besohet se do të largohen dhe situata do t’i kthehet normalitetit.  Kufijt nuk do të kontrollohen më nga persona të quajtur prej muajsh kriminelë dhe individë destabilizues. Vija kufitare Kosovë – Serbi do të kontrollohet nga pala kosovare e ajo serbe në bazë të ligjeve që i aplikojnë secila veç e veç, të ndihmuar nga ndërkombëtarët. EULEX-i do të ketë kompetencë në veri ndërsa zyrtarët e Kosovës do të jenë vëzhgues. Kjo është arritur gjatë raundit të gjatë të bisedimeve e cila kërkoi mjaft kohë për të arritur në një konsensus përfundimtar.
“ Idea e kësaj marrëveshjeje është se në një hapësirë të vetme do të ekzistojnë shërbime të ndryshme nga Kosova dhe Serbia të cilat do të punojnë sëbashku për të kontrolluar pikat e kalimit. EULEX-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm atje në përputhje me mandatin aktual që ka. Koncepti i menaxhimit të integruar të kufirit do të implementohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper
Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova do të menaxhojë kufijt, kurse pala serbe do të menaxhojë pikat administrative, pasi me ligjet serbe nuk njihen kufijt e Kosovës.
Në një deklaratë të BE-së thuhet se pritet që nga data 26 dhjetor të gjithë mund të gëzojnë lirinë e lëvizjes.
Para se të publikohej marrëveshja, Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se menaxhimi i integruar i kufirit shënon edhe fillimin e pranimit të realitetit nga pala serbe se Kosova ekziston si shtet.
“Serbia ka ngecur tek prezantimi që bën tek opinioni public serb kur thotë se po diskutohet për pikat doganore 1 dhe 31, por ato pika janë nën kontrollin e Kosovës. Suksesi i këtij dialogu teknik është i lidhur me vënien në jetë të marrëveshjeve. Dokumentet nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk arritëm marrëveshje për telekomin dhe energjinë pasi Serbia gjithmonë shmanget për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh kryenegociatorja e Prishtinës, Edita Tahiri.
Në anën tjetër, Shefi i Delegacionit serb, Borko Stefanoviç gjatë ditë së premte ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë shenjë që e identifikon shtetësinë e Kosovës.
”Portat 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak do të kenë një status të veçantë. Kjo zgjidhje i konfirmoi shtetit të Serbisë se përputhet plotësisht me Kushtetutën e saj dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo marrëveshje nuk përfshin masat fiskale dhe të ardhurat, kështu që Prishtina nuk do të jetë në gjendje të kryejë politikën e saj tatimore. Qytetarët që përdorin targa dhe dokumentet serbe nuk mund të penalizohen. Në vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak nuk do të jenë simbolet shtetërore të Prishtinës. Pala kosovare u përpoq të konfirmojë vendosjen e kufirit shtetëror dhe të simboleve të saj, por kjo u pengua. Koncepti i menaxhimit të integruar të kalimeve u propozua nga Serbia, jo nga Prishtina ose BE” vuri në dukje kryenegociator i Serbisë, Borisllav Stefanoviç
Stefanoviç tha se duhet treguar kujdes me situatën reale në terren, e cila sipas tij është përkeqësuar për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës pas arritjes së marrëveshjes për vulat doganore.
“Kjo marrëveshje ka përmirësuar pozicionin e politikës së jashtme të Serbisë në prag të vendimit për kandidaturën në BE të Serbisë javën e ardhshme”, theksoi Stefanoviç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›