E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha-Jahjaga

Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim të posaçëm Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja kosovare ndodhej në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Leka Zogut I.

Në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit pranë Këshillit të Ministrave, u bë me dije se gjatë bisedës, u vlerësua atdhedashuria dhe përkushtimi i Leka Zogut I ndaj idealit kombëtar të shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për rrëzimin e tiranisë komuniste në Shqipëri, si dhe për liri kombëtare në Kosovë, për të cilat çdo shqiptar nderon sot kujtimin e Tij.

Pas takimit, kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të presidentes Jahjaga dhe delegacionit që e shoqëronte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›