E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet 17 kg drogë, poseduesit në pranga

 Operacioni i koduar “Grumbullimi”, përfundoi me arrestimin e tre shtetasve si posedues të lëndës narkotike. Në pranga ranë Dritan Dervishi,  28-vjeç, banues në Tepelenë, Drinald Dervishi, 19-vjeç, si dhe Admir Hoxha, 21-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në zonën e Unazës së Re, në afërsi të rrugës ”Mihal Dhimitri” Tiranë. Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë me një sasi bime narkotike e llojit kanabis sativa” e ndarë ne 15 pako, në formë paralelepipedi, të mbështjellë me natriban, e cila rezultoi në total të jetë e peshës 17  Kg me gjithë ambalazhim.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, se bashku me tre telefona celularë të markave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-04-03 11:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›