E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacionet anti-drogë, disa shqiptarë në pranga

Policia italiane njoftoi sot ekzekutimin e nëntë mandat-arresteve që në orët e para të mëngjesit nga policia e Barit, në bashkëpunim me Interpolin dhe forcat policore në Gjermani, kundër një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte midis Gjermanisë, Shqipërisë dhe Italisë, me degë në disa qytete italiane, duke përfshirë Bari, Molfetan, Trenton, Riminin dhe La Spezian.

Sipas mediave italiane, në krye të organizatës qëndronte një shqiptar, i identifikuar me inicialet H. S, 48 vjeç. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë shqiptar, Andrea Hila dhe Liugji Mrinaj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një total prej më shumë se 5 kg kokaine, e cila në tregun e shitjes me pakicë kap vlerën e rreth 450.000 eurove, ndërsa u arrestuan në flagrancë katër persona të tjerë.

Ndërkaq, në rajonin e Bitontos, organizata në fjalë merrej edhe me shitjen e veshjeve nëpërmjet falsifikimit të markave të njohura.

Po sot u njoftua për një tjetër aksion antidrogë, i cili ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptar si pjesë e një rrjet trafikantësh, Shqipëri- Itali.

Sipas të dhënave të para, në kuadër të operacionit të koduar Babele janë arrestuar shtetasit; Sami dhe Naxhi Osmani, si dhe shtetësja E.T.

Tre shtasit shqiptar janë arrestuar për llogari të drejtësisë italine, dhe pritet që shpejt të ekstradohen për në shtetin fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›