E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizim regjistrit të tokës,strategji për pronën

TIRANË- Dixhitalizim regjistrit të tokës, miratimi i strategjisë kombëtare të pronës, njohje e pronësisë për subjektet e shpronësuara, lirimi i shtëpive të ish pronarëve dhe hapa konkretë në zgjidhjen e problemit të pronës. Këto janë ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2012. Kreu i institucionit, Eduart Halimi gjatë analizës së punës për vitin e shkuar dhe objektivat për vitin ku kemi hyrë është ndaluar gjatë në sfidat e drejtësisë.

Ky do të jetë viti i miratimit të strategjisë kombëtare të pronës që do të shpreh vizionin e qeverisë për pronat, ajo do të parashikojë hapa konkretë me regjistrin dixhital të pronës, shqyrtimi i hapave dhe kërkesat nga subjektet ish pronare- tha Halimi.

Sipas tij, regjistri i tokës do të vlejë për një shërbim efektiv e të shpejtë të publikut. Më tej ai ka theksuar se do të vijohet me procesin e njohjes së pronësisë për subjektet e shpronësuara do  të evidentohen pasuritë e paluajtshme shtetërore përmes metodikës së vlerësimit të kësaj prone duke pasur orientim vlerën e tregut, lirimi i shtëpive të ish pronarëve duke aplikuar për personat kreditë e buta sipas ligjit.

Në vëmendje do të jetë kompensimi fizik i ish pronarëve dhe kompensimi financiar. Të gjitha kërkesat pranë agjensisë së kthimit të pronave do të marrin përgjigje- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›