E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/“Ndoka-Milo” shikohen prej Ramës si tradhtarët brenda koalicionit të majtë

12-01-2012 / Gazeta 55

Edi Rama, që “nuk i beson as rrobës që mban veshur”, nuk i beson as aleatëve të tij, në me nder koalicionit, të cili nuk i ka mbetur asgjë veç emërtimit.
Ndërsa “nga rroba që mban veshur”, nuk i vjen ndonjë kërcënim me gjithë mosbesimin, për dyshimet që ka pasur në parti tashmë e ka zgjidhur, duke zgjedhur “me dorën e tij” rroko-poça të parrezikshëm, që s’kanë asnjë shans ti dalin të pabesë.
I vetmi “institucion” ku mosbesimi e tremb Edi Ramën, është koalicioni.
Sigurisht në këtë koalicion, nuk ka frikën e Ervin Metes, Kurt Kolës, Petro Koçit, apo Skënder Gjinushit...
Por ka frikën e Nard Ndokës dhe Paskal Milos.
Dhe, si të mos mjaftonte, frikën ia shtojnë edhe më shumë zërat “që i fryjnë në vesh”..., zëra kundër Nard Ndokës e Paskal Milos.
I prirur ti besojë këto zëra, Edi Rama i cili ka dëgjuar..., bie fjala se, “Ndoka e Milo, raportojnë të Berisha pas çdo tryeze koalicioni apo pas çdo vendimi për aksion politik (të mbetur në letër), nga ana e opozitës”.
Këtë, sigurisht Edi Rama nuk mund ta pranojë.
Ndaj edhe prej kohësh, i sheh Nard Ndokën e Paskal Milon, si kuajt e Trojës, brenda koalicionit të majtë.
Në këtë “zhvillim të ri”, Edi Rama i cili ka zbuluar edhe grupin më të fundit “armiqësor”, po merr masa ti zëvendësojë edhe këta aleatë në tryezën e tij.
Ndërsa largimi i Nard Ndokës dhe Paskal Milos, është çështje që i përket një të ardhme jo të largët, zëvendësimi i tyre do të dojë kohë më shumë..., sepse Edi Rama po pret të themelohen dy parti të reja, krerët e të cilave, pas lënies së posteve të larta zyrtare, pritet të ulen në mes të Ervin Metes e Kurt Kolës në tryezën e koalicionit të majtë opozitar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›