Tiranë, 1 i plagosur gjatë një sherri
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Tiranë në afërsi të një pike bastesh.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës te ish-fusha e viacionit, ku Bardhok Lika ka mbetur i plagosur pas një konflikti me disa personatë tjerë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të plagosjes.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur për motive banale. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. G.N.