E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Londra i dënuari me 23 vjet

Një 46-vjeçar nga Fieri i dënuar për vrasje është ekstraduar nga Londra. Lulzim Hoxha, 46 vjeç, nga fshati Drizë, ishte dënuar me 23 vjet burg për vrasjen e bashkëfshatarit të tij.

Gjykata e rrethit Fier, me një vendim të vitit 2003, e ka shpallur 46-vjeçarin Hoxha fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes me dashje dhe vrasjes me dashje të ngelur në tentativë.

Hoxha është dënuar me 23 vjet burg për vrasjen e Edurad Hoxhës dhe tentativën për të vrarë edhe dy të tjerë, Fitim dhe Sokol Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997. / K.Th.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›