Shqiperi-Kosove, "dyndje"e prodhimeve bujqesore mes tyre Eglantina Nasi
Shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves po njohin nje ecuri progresive pozitive, sidomos ne fushen e bujqesise. Nje fakt te tille e pohojne vete autoritetet kosovare, sipas te cilave, ka nje rritje te dukshme te nivelit te eksportit dhe importit te prodhimeve bujqesore dhe blegtorale nga te dy kahet e kufirit qe ndan dy vendet tona. Keshtu, sipas nje prononcimi te dhene nga zedhenesi i Ministrise se Bujqesise se Kosoves, Adil Behramaj, lidhur me nje dukuri te tille, vetem gjate vitit te kaluar, u faktua se vlera totale e importit te prodhimeve bujqesore nga Shqiperia, ka qene ne kufijte e rreth 8.9 milione eurove. "Ndersa vlera e prodhimeve te eksportuara nga Kosova ne Shqiperi, ka qene rreth 10.6 milione euro", tha me tej ai, per mediat kosovare. Ne kete menyre sipas tij, po shfaqet nje rritje e bashkepunimit ne fushen e bujqesise ne teresi mes ketyre dy vendeve fqinje, Ndersa citoi se vlera e pergjithshme e importit dhe eksportit te produkteve bujqesore mes dy vendeve, sillet ne dhjetera milione euro per vit. Referuar gjithmone te dhenave te ministrise se Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural te Kosoves, trendi pozitiv ne rritjen e shkembimeve tregtare mes dy shteteve, eshte pesefishuar gjate periudhes se 5-6 viteve te fundit. "Kemi importuar me se shumti produkte te bulmetit, zarzavate te ngrenshme, fruta, etj. Ndersa kemi eksportuar me se shumti produkte te industrise bluajtese, pije alkoolike e uthull, gjithashtu zarzavate te ngrenshme", ka theksuar me tej, zedhenesi i ketij dikasteri. Teksa ka shtuar gjithashtu, edhe se nese mbi prodhimet me origjine bujqesore, Kosova ka shkembim tregtar pozitiv me Shqiperine, situata reale vlen per t'u permiresuar ne bashkepunimin ndershteteror mes dy vendeve tona. "Tani eshte krijuar nje komision i perbashket nderqeveritar Kosove-Shqiperi per bashkepunimin ekonomik, i cili ka zhvilluar edhe takimin e pare. Ata kane adresuar ceshtjet ne te cilat duhet te punohet me shume", beri me dije me tej, Behramaj. Duke perfunduar me faktin se tashme ka filluar edhe konkretizimi i veprimeve konkrete, qe duhen ndermarre per ta shtuar edhe me tej nivelin e shkembimeve tregtare mes dy vendeve tona.
INSTAT: 2012, eksportet drejt Kosoves rritje me 9 milione euro
Rritjen e shkembimeve tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves, e konfirmojne edhe te dhenat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave ne vendin tone. Konkretisht, sipas tij, eksportet nga Shqiperia drejt Kosoves, sivjet jane rritur me 9 milione euro. Kurse importet me 2.6 milione. Ne perqindje, vlerat e tyre respektove, jane me rritje rreth 16% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2011, dhe rreth 11%. Por pavaresisht shifrave ne rritje, ekspertet gjykojne se keto shkembime ende nuk jane ne nivelin e duhur, pasi ka vend per me shume intensifikim te tyre.