Vazhdojnë protestat në Egjipt

Aktivistët në internet bënë thirrje për protesta të reja ditën e premte. Deri tani gjashtë vetë kanë humbur jetën, njofton edicioni shqip i DW-së. Për shkak të protestave masive është shtuar edhe trysnia ndërkombëtare mbi presidentin Mubarak.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri thirrje të mos shtypen demonstrimet dhe të iniciohen reforma politike. "Ne shpresojmë që qeveria egjiptiane të shfrytëzojë këtë mundësi për të zbatuar reforma politike ekonomike dhe sociale që do t'i përgjigjeshin interesave legjitime të popullit egjiptian. Ne jemi të angazhuar të punojmë drejt këtij objektivi me shoqërinë civile në Egjipt, qeverinë egjiptiane dhe popullin e këtij kombi të madh." - u shpreh Klinton.
BE: Edhe egjiptianët kërkojnë ndryshime
Pas protestave të dhunshme në Egjipt, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kajros që të mbrojë të drejtat e njeriut. E drejta për demonstrata paqësore duhet të respektohet, bëri të ditur e ngarkuara me politikën e jashtme të BE-së, Katherine Ashton. Manifestimin e mijëra qytetarëve ajo e sheh si "sinjal për dëshirën e shumë egjiptianëve që edhe në Egjipt të ndodhin ndryshime si ato të fundit në Tunizi", tha ajo nga Brukseli. Edhe qeveria gjermane tregoi shqetësim për zhvillimet e fundit në Egjipt. Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, kërkoi garantimin e të drejtave themelore të njeriut. Ai i bëri thirrje të gjitha palëve për të hequr dorë nga dhuna.
Në mes të protestave të vazhdueshme kundër udhëheqjes në Egjipt, politikani reformator dhe mbajtësi i çmimit Nobel për paqe, Mohamed El Baradei, ka njoftuar kthimin në atdhe. Ish shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, i cili jeton në Vjenë, sipas të dhënave të vëllait të tij, pritet së shpejti në Egjipt. Baradei konsiderohet si sfiduesi i mundshëm i kryetarit të shtetit, Hosni Mubarak, në zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti./Start/
2011-01-27 16:13