Selanik, gurë e gaz lotsjellës, Papandreu: Do fitojmë
SELANIK- Në mes të protestave dhe tensionit e filloi fjalimin e tij kryeministri Jorgos Papandreu, i cili iu drejtua publikut nga Selaniku, duke e bërë të qartë se “nëse duam që vendi të mos dalë nga Euro, kërkohen sakrifica”. Ai justifikoi vendimet e qeverisë, pasi sipas tij ato ishin mënyra e vetme për shmangur shkatërrimin e vendit.
“Ata që vënë bast se vendi ynë do të dalë jashtë Euros, do gjejnë përballë tyre gjithë Greqinë. Ata që shpresojnë të blejnë pasuritë publike tani që Greqia ka probleme, bizneset, tokën dhe forcën e saj punëtore, do gjejnë përballë cdo qytetar grek” – tha Papandreu.
Kryeministri grek njoftoi se së shpejti do të fillojnë kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon dhe në jug të Kretës dhe sqaroi se vendimi do të nënshkruhet menjëherë.
Papandreu shprehu vendosmërinë e qeverisë për ndryshimet strukturore, për liberalizimin e bizneseve të mbyllura, procese të të cilat qeveria do t’i cojë dëri në fund.
“Ne luftojmë për një Greqinë prodhuese e krijuese dhe unë ju bëj thirrje të gjithë për të luftuar me të. Ne luftojmë kundër paligjshmërisë dhe korrupsionit pa llogaritur koston për këdo, sepse fitimi është për të gjithë ne. Ju premtoj se së bashku do të kemi sukses", deklaroi ai.
"Vendimet e korrikut, janë vendime historike për Greqinë dhe Evropën. Ne nuk kemi asnjë të drejtë për të lënë përgjysmë punën që kemi nisur dhe kështu sakrificat nuk do shkojnë kot. "Greqia do të ketë sukses," tha ai.
Ndërkaq jashtë protestuesit të zemëruar përpiqeshin të rrëzonin gardhin e hekurt për t’iu afruar ndërtesës ku fliste Papandreu, por policia i bllokoi ata. Në disa momente situata u tensionua kur ata hodhën hodhën gurë dhe shishe në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës.
Edhe në këtë protestë nuk munguan njerëzit e maskuar që qëllonin me sende të forta, fishekzjarre dhe kokteile Molotov. Mësohet se policia arrestoi 4 persona.
Sot Papandreu do të ketë konferencën e shtypit në ora 13 00 në mjediset e Autoritetit Portual në Selanik.
(m.a/BalkanWeb)