Dhuron 3 milion dollarë për bamirësi

Justin Timberlake raportohet se ka planifikuar të gjithë fitimin prej 3 milion dollarëve që i ka fituar gjatë paraqitjes së tij në Super Bowl, t’i dhurojë për bamirësi.
Aktori dhe këngëtari po bënë rikthimin e tij në muzikë me hitin e fundit, “Suit & Tie”, e cila është kënga e tij e parë pas disa vitesh. Justin ka në vazhdim një performancë të profilit të lartë, dhe u ngjitë në skenë gjatë vikendit për një performancë që zgjati një orë.
Ai u mirëprit me persona të famshëm të cilët e uruan për rikthimin, përfshirë këtu bashkëpunëtorët e tij të vjetër, Jay-Z dhe Timbaland.
Sipas New York Post, Justin u paguar 3 milion dollarë dhe besohet se gjithë shumën ai e ka shuruar për bamirësi për një organizatë e cila ndihmonë fëmijët e pastrehë./Indeksonline/