Bardhyl Gjyzeli Dua voten per perfundimin e puneve te nisura
Bardhyl Gjyzeli vjen ne garen per Bashkine e Kucoves pas nje eksperience ne nivelet drejtuese te kesaj bashkie gjate mandatit te fundit te mbajtur nga nje tjeter socialist. Duke qene pjese e struktures drejtuese te bashkise Gjyzeli i njeh mire problemet e qytetit sikunder edhe projektet per zgjidhjen e tyre. Per kete arsye premtimet e tij fokusohen te vazhdimi i puneve te nisura dhe te realizimi i strategjive te miratuara tashme.
Ju kandidoni per here te pare por bashkia eshte drejtuar deri me sot nga PS. A keni ju nje vizion tjeter per qytetin apo do te ndiqni hapat e paraardhesve
Vizioni im per qytetin eshte e vetmja rruge per te ardhmen e qytetit te Kucoves. Besoj te programi i Partise Socialiste te cilen une perfaqesoj ne kuader te Aleances per te Ardhmen gjithashtu dhe te pervoja ime e fituar deri tani ne qeverisjen vendore si nje nga drejtuesit kryesore sot ne Bashkine e Kucoves dhe si pjese e vendimmarrjes ne hartimin e Planit te Zhvillimit Strategjik. Duhet te keni parasysh se Bashkia e Kucoves ka te hartuar strategjine e zhvillimit ekonomik deri ne vitin 2015 e cila ne vetvete ka te parashikuar strategjite ekonomike per cdo sektor ne fushen e veprimtarise se qeverisjes vendore. shte i miratuar plani i investimeve kapitale me mbi 30 projekte te cilat kapin vleren e rreth 7 miliarde lekeve ku dhe do te jete prioriteti i punes sone per realizimin konkret te tyre. Ne fillim te punes sone do te shenohet si arritje e pare hartimi i Planit te Pergjithshem Rregullues te qytetit nevoje kjo per nje zhvillim perspektiv te territorit.
Nje nga premtimet e pambajtura te paraardhesve eshte furnizimi me uje te pijshem pa nderprerje i Kucoves. Do ta premtoni edhe ju kete
Sic mund te jeni ne dijeni ka filluar puna qe projekti i cili financohet nga Banka KFW se shpejti do te behet realitet dhe qyteti i Kucoves do te furnizohet me uje te pijshem pa nderprerje direkt nga ujembledhesi i burimit te Bogoves. Gjithashtu prioritet i punes sone do te jete rikonstruksioni i rrjetit te brendshem te ujesjellesit ne qytet ne menyre qe banoret te kene ne dispozicion uje me cilesi sa me te mire.
fare do te beni per uljen e nivelit te papunesise
Do te punohet per realizimin e projekteve te cilat krijojne mundesi punesimi sezonal. Gjithashtu ne projektet tona eshte dhe mundesia dhe thithja e investimeve nga donatore te ndryshem te cilet do te jene te mirepritur ne qytetin tone per te hapur e zhvilluar aktivitete e biznese financiare tregtare perpunuese e prodhuese te cilat gjenerojne zhvillim ekonomik per qytetin. Nga ana jone do te kene lehtesirat e nevojshme mirekuptimin dhe bashkepunimin reciprok.
Nje nga problemet e qyteteve tona eshte ndotja. Keni ju ndonje projekt per ta ulur nivelin e saj
Ne kete drejtim Bashkia e Kucoves ka punuar me shume seriozitet dhe kjo pune e nisur do te permiresohet edhe me tej. Qyteti i Kucoves mund te themi pa mburrje eshte nje nder qytetet ku pastertia dhe gjelberimi eshte evident. Ne baze te projektit qe kemi per nje qytet te paster mjedisor do te punohet sidomos ne sistemimin e perpunimin e mbetjeve urbane ne perputhje me rregullat e normat europiane per mjedisin.
A eshte ne programin tuaj zgjidhja e problemit te strehimit
Per kete qellim do te kerkojme sigurimin e fondeve nga buxheti i shtetit dhe nga donatore te ndryshem vendas dhe te huaj per ndertimin e banesave sociale dhe dhenien e tyre me qira simbolike per familjet e pastreha.
fare mendoni ju per kandidatin rival
Ai duhet tu kerkoje ndjese strukturave te Partise Socialiste dhe elektoratit te majte.