E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seli blu e qetë, asnjë reagim për pretendimet e PS-së

13/07/2009  Partia Demokratike

Partia Demokartike, ndryshe nga kundërshtarja e saj kryesore në politikë, Partia Socialiste ka zgjedhur të jetë e qetë gjatë kytëre ditëve të fundit, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi numërimin e disa kutive të votimit, që i përkasin Qarkut të Fierit. PD dhe lidershipi i saj është deklruar se do të ruajë gjakftohtësinë dhe të do të presë e qetë rezultatin përfundimtar dhe zyrtar të zgjedhjev të 28 qershorit. Socialistët edhe ditën e djeshme reguan me kërcënim se nuk do të njohin zgjedhjet dhe do të organizonin protesta mbarë qytetare nëse nuk u jepet mandati i nëntë në Fier. Deklarata doli nga selia e PS-së ndërkohë që në KQZ, në sy të të gjithë komisionerëve, përfaqësuesve politike dhe mediave kishte nusur procesi i numërimit të votave. Por, në selinë e PD-së dje mbizotëronte qetësia absolute. Askush nuk ishte atje për të lëshuar kundërreagim. I vetmi reagim nga selia blu u bë të enjten e javës së kaluar. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli, deklaroi se kryesocialisti Edi Rama, së bashku me zëdhënësit e tij, në vend që të pranojnë humbjen në zgjedhje kalojnë nga trillimi në trilliim nga kërcënimi në kërcënim. “I rikujtojmë zotit Rama se në rajonin e Ballkanit ka patur vetëm një politikan, i cili pas çdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë dhe ky ishte Sllobodan Milloshevic. Çdo imitim i tij është një donkishotizëm”, u shpreh Mëhilli në reagimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›