Selia e shenjte ne proces te njohjes se pavaresise se Kosoves

I derguari apostolik i Vatikanit per Kosoven Julius Janosh ka deklaruar se Selia e shenjte eshte ne proces te njohjes se pavaresise se Kosoves.
Ai i ka bere keto komente gjate nje qendrimi ne Kosove ku mori pjese edhe ne meshen solemne me rastin e 14 vjetorit te vdekjes se nobelistes shqiptare Nene Tereza.
Me kete rast ipeshkvi i Kosoves Imzot Dode Gjergji beri thirrje per pershpejtimin e procesit te njohjes se pavaresise se Kosoves.
Julius Janosh ne muajin shkurt te ketij viti ishte emeruar nga Papa Benedikti XVI ne postin e te derguarit apostolik per Kosoven.
Ai tha sot mes tjerash se Kosova edhe pse eshte nje realitet i ri politik nuk eshte toka e askujt nuk eshte nje popull pa origjine pa tradite pa vlera duke theksuar vlerat qe kishte transmetuar ne bote Nene Tereza.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu qe u be me pastaj ne gjithe boten e njohur si Nene Tereza u lind ne Shkup me 26 gusht te vitit 1910 ne nje familje me prejardhje nga Prizreni. Me 1979 ajo mori cmimin Nobel per Paqe.
Nene Tereza vdiq me 5 shtator 1997 ne Kalkuta te Indise. Ne vitin 2003 i ndjeri Papa Gjon Pali i dyte e shpalli ate te lume nje hap drejt shenjterimit te saj.