E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi shumica fton opoziten per bashkepunim parlamentar

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha deklaroi sot se koalicioni qeveritar do te beje cdo gje qe te pershpejtoje procesin e anetaresimit ne Bashkimin Europian i cili kerkon disa reforma politike.

Zoti Berisha tha ne mbledhjen me deputetet se keto reforma u bllokuan nga opozita socialiste me bojkotimin e parlamentit dhe veprime te tjera duke menduar se deshtimet e Shqiperise mund te ishin ne te mire te ardhjes se saj ne pushtet. Ai tha se opozita e demtoi vendin me bllokimin e reformave qe kerkonin vota te perbashketa ne parlament por tani nga disa deklarata duket se po braktis bojkotin dhe po u kthehet veprimtarive normale.

Ne jemi te gatshem qe ne fryme dhe ne respekt te plote te ligjeve dhe te Kushtetutes se vendit te konsiderojme me seriozitetin me te madh kontributin e saj propozimin e saj angazhimin e saj duke bere gjithcka per nje respekt te plote dhe rigoroz te cdo hapesire qe i takon opozites ne nje vend te lire. Uroj dhe deshiroj qe pakica te heqe dore perfundimisht nga ideja se ajo mund ti imponohet shumices jashte ligjit dhe jashte Kushtetutes - tha ai.

Zoti Berisha tha se nje seri reformash maxhoranca mund ti kryeje se bashku me opoziten duke filluar nga reforma zgjedhore ku te ftojne Komisionin e Venecias dhe ODIHR-in qe tu bashkohen qe ne fillim grupeve te punes per te permiresuar Kodin Zgjedhor duke zbatuar rekomandimet e OSBE-se ne dy zgjedhjet e fundit.

Edhe nje here do te garantoj opoziten se mazhoranca eshte teresisht e gatshme qe secilin nga ato rekomandime pa perjashtim bashkerisht ti shnderrojme ne ligje dhe vendime te lidhura me to ti adresojme ato ne interesin me te mire te Kodit Elektoral i cili eshte Kodi me konsensual ne historine e vendit - tha ai.

Kryeministri Berisha tha se ne reformen zgjedhore duhen perfshire edhe partite me te vogla sepse ne realitet ato se bashku jane sa nje parti kryesore dhe dy partite e medha i perjashtuan ato pa te drejte nga procesi zgjedhor.

Ai tha se dy partite e medha duhet tu kthejne partive te vogla lirine e pjesemarrjes ne proces dhe te mos u kushtezojne apo diktojne atyre rezultatet e reformes si ndodhi 3 vjet me pare.

Kjo eshte qasja qe sipas tij ka koalicioni qeveritar ndaj reformes zgjedhore tu jape hapesirat e mohuara partive te vogla sepse sistemi propocional eshte me i perhapuri dhe me i drejti aktualisht ne Europe dhe ne bote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›