E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet shorti, Kampionati shqiptar nis më 10 shtator

TIRANE- Pas javësh të tëra ngërçesh për shkak të procesit të shndërrimit të klubeve në shoqëri aksionere si edhe të regjistrimit të futbollistëve, Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për fillimin e kampionatit. Java e parë ofron menjëherë sfida interesante, teksa kampionët në fuqi të Skënderbeut do ta nisin mbrojtjen e titullit ndaj Tomorrit, ndërsa në kryeqytet, Tirana do të presë Teutën. Në Vlorë Flamurtari do të ndeshen me Kamzën debutuese, ndërkohë që në Shkodër, Vllaznia pret Laçin. Tre ndeshjet e tjera janë Kastrioti-Pogradeci, Apolonia-Dinamo dhe Bylis-Shkumbini.

Ndërkohë, në javën e dytë përballja më e fortë është ajo mes Dinamos e Skënderbeut. Por, sezoni i ri i futbollit shqiptar nis me probleme të shumta. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë herë do të jenë 14 skuadra dhe kampionati do të zhvillohet në dy faza. Një tjetër aspekt është ndryshimi i statusit juridik të klubeve. Tirana e Flamurtari ende nuk e kanë nisur këto proces dhe ato kanë pak javë kohë për ta përfunduar, ndryshe do të penalizohen me 10 pikë. Një tjetër çështje është formula e kampionatit, që mund të ndikojë direkt në fundin e tij, atëherë kur skuadrat pa objektiva, zakonisht hapin portën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›