Kuvendi, Ruci: Ju sfiduat OSBE me vjedhjen e 8 majit
TIRANE- Kuvendi nisi sot rreth orës 18:20 punimet e sesionit të pestë të legjislaturës së 18-të parlamentare, ku do të jetë e pranishme edhe opozita. Në seancën e sotme do të miratohet kalendari tre javor ndërkohë që pritet të marrin fjalën krerët e grupeve parlamentare demokrati Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruci. Në ketë seancë nuk do të ketë miratim ligjesh.
Pjesëmarrës në seancën e sotme të Kuvendit janë edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Në seancë merr pjesë Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, zv.ambasadori i OSBE Dan Redfordf, si dhe ambasadorja e Francës Maryse Daviet.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hapi punimet e seancës me një fjalë përshëndetëse drejtuar deputetëve në këtë fillim sezoni parlamentar. Kryeparlamentarja Topalli, e cila ftoi të gjithë deputetët të bëhen pjesë e votimeve të këtij sesioni të ri, pasi axhenda që pret Kuvendin, “është axhendë reformash”, tha Topalli.
Duke i kërkuar përsëri deputetëve të punojnë e votojnë me përgjegjësi, Topalli tha se brenda kësaj salle duhet të bëhet realitet ëndrra e integrimit europian që pret cdo shqiptar.
"Brenda kësaj salle do punojmë për integrimin europian. Jemi deputetët e dekadës së tretë të demokracisë dhe kjo na rrit përgjegjësinë për të përmbushur vullnetin e cdo shqiptari”, tha Topalli.
Në fund të fjalës së saj kryeparlamentarja kërkoi të mbahej një minutë heshtje, për karrigen bosh në sallë, që i përket deputetit Gëzim Dibra, i cili humbi jetën pak kohë më parë.
RUCI: BERISHA SFIDOI OSBE ODIHR ME ZGJEDHJET E GRABITURA
Kreu u grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci gjatë fjalës së tij ripërsëriti edhe një herë vërejtjet e opozitës për zgjedhjet e 8 majit.
Duke i cilësuar zgjedhje lokale në vend si turp, Ruci nënvizoi se përgjegjësi bie sipas tij vetëm tek kryeminsitri i vendit.
“Jo vetëm zgjedhje të lira nuk bëmë dot por i dhamë shqiptarëve ato zgjedhje që kishim harruar ato që kishte harruar dhe OSBE ODIHR, ndaj skemi arsye të krenohemi dhe të mburremi me cka kemi bërë. Jam i bindur se nuk ka mbetur njeri shqiptar apo i huaj, që gishtin e rëndë të drejtësisë nuk e drejton nga i vetmi njeri që e dyshon dhe ky jeni ju z kryeminsitër faktori kryesor politik dhe juridik i maskaradës që ndodhi për pushtetin vendosr në 8 maj”,- deklaroi Ruci.
Kreu i grupit parlamentar të PS, nënvizoi faktin se opozita bëri gjithcka që zgjedhjet e 2009 të mos përsëriteshin, nmdërkohë theksoi se ky fakt nuk duhet të lejojë që zgjedhjet të jenë monopol i një grupi njerëzish.
“Jam i bindur se opozita dhe lideri jonë bëmë gjithvkca për të përmbushur stadartet, por ju dështuat dhe qeveria juaj. Flas në shumës se nuk jam nga ata që mendojnë se Berisha na ka rënë në pjesë dhe nuk kemi cbëjmë. Jam nga ata që zgjjedhjet nuk mund të jenë monopol i një grupi njerëzish që e kanë kapur për fyti vendin”,-
Ruci solli në vëmendje raportin e OSBE ODIHR që sipas tij në asnjë rrjesht nuk shkruante se në vend u mbajtën zgjedhe të lira dhe demokratike, ndërkohë që akuzoi shefin e qeverisë si personin që do të mbulojë vjedhjen me aforizma si zgjedhje më të lira të mbajtura në vend.
“Raporti i OSBE ODIHR flet qartë, me këto palo zgjedhje shqiptarët dhe qeveria mbeti në klasë. Diellin nuk e mbuloni dot me shoshë dhe maskaradën e këtij viti nuk e mbulon me tog-fjalëshin zgjedhje të lira. Fshehja pas togë fjalëshit është mbulesa e radhës, kush nuk e mban mend, kur Berisha donte të mbulonte zbardhjen e zgjedhjeve 2009 ashtu sic donte të mbulonte vrasjet 21 janar”,- theksoi Ruci.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Parlamenti jo shtojcë e qeverisë