E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimaj: Luftëtari mund Butrintin dhe bind edhe skeptikët

Nga Sokrat  PAPADHOPULLI

Portieri shkodran i gjirokastritëve thekson se ndeshja në Sarandë kërkon shumë kujdes për tu fituar

Luftëtari humbi të mërkurën në Kupën e Shqipërisë, madje thellë në fushën e Kastriotit, por kjo nuk ka sjellë ndonjë shqetësim për gjirokastritët, të cilët e kanë mendjen te Butrinti, ndaj dhe me krutanët u aktivizua formacioni i dytë. Në radhët e Butrintit janë aktualisht disa ish-ë të Luftëtarit, ku i pari është Bekenbaueri i Luftëtarit në sezonin e lavdisë së madhe 1977-1978 (nënkampion), Milto Gurma, sarandioti që tani është trajner i ekipit të qytetit të tij.

Po ashtu, edhe sarandiotët Muço dhe Kola e kanë veshur fanellën e Luftëtarit sezonet e fundit, sikundër edhe lushnjari Zharkalliu dhe fieraku Sulejmani. Këta njohës të thellë të futbollit gjirokastrit e bëjnë edhe më interesante përballjen. Në rast se si pikë referimi marrim kupolën, pra Besëlidhjen, në fushën e saj të dy ekipet kanë humbur 1-0, pra dalin të barabartë. Por çfarë do të bëjnë në përplasjen direkte, kur i pari ka avantazh fushën?

Portieri Selimaj Futbollistët që kanë ndikuar më shumë në ecurinë e deritanishme të Luftëtarit janë portieri Selimaj, që ka pësuar më pak gola (2), mbrojtësi Sinani dhe mesfushori Mersini, që kanë realizuar nga 2 gola, dhe lideri Devolli, dispeçeri, koordinuesi  i gjithë manovrave të këtij ekipi. Për ndeshjen e nesërme, Selimaj thotë se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të fituar:

Luftëtari e ka nisur mjaft mirë kampionatin dhe besoj se loja e tij do të vijë drejt rritjes, gjë që do të pasqyrohet edhe në sulm me bollëk golash. Për mendimin tim, tani Luftëtari mund të kishte 1 pikë më shumë. Butrinti, edhe pse debutues, duhet respektuar, sepse, me sa kam ndjekur, ka në përbërjen e tij disa futbollistë me përvojë të gjatë, plus që luan në fushën e tij, që është me bar sintetik.

Pra, duke marrë parasysh se grumbullohen edhe shumë tifozë, them se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, veçanërisht në mbrojtje. Realisht, Luftëtari ka disa kualitete më të forta se të Butrintit, por kjo nuk përbën garanci për fitore, sepse ndodh që dhe një ekip më i dobët të jetë i suksesshëm në një ndeshje. Pra, ndeshja do të ketë vështirësi, sepse Luftëtarin të gjithë e kanë halë në sy.

Për objektivin që ka këtë sezon, duhet të luftojmë për fitore dhe nuk do jetë aspak surprizë realizimi i saj. Zbatimi me sa më pak gabime i detyrave që do të na ngarkohen, do të bëjë që të binden edhe më skeptikët se këtë sezon ngjitja në superligë do të realizohet. Gjithsesi, nuk është kjo ndeshje, qoftë edhe e fituar, që do ta bëjë fakt  të kryer këtë, pasi janë plot ndeshje t렠tjera. Janë 24, që duan shërbim po të lartë. Shpresoj se me ndihmën e gjithë të tjerëve në Sarandë nuk do të pësoj gol dhe se në portën tjetër të paktën do të ketë një tundje rrjete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›