E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi viziton sot Tiranën

Tiranë - Menduh Thaçi do të vizitojë sot kryeqytetin shqiptar. Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë vjen në Tiranë me ftesë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Vizita e zotit Thaçi në Republikën e Shqipërisë është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit Berisha dhe nga zyrtarë të PDSH-së në Maqedoni.

Temat kryesore të cilat do të diskutohen janë ato të situatës aktuale në Maqedoni dhe rajon, proceset e integrimit euroatlantik, si dhe miqësia mes këtyre dy subjekteve politike shqiptare me siglën demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›