Selimi: Kosova, Singapori i ri
Kosova është shtet i vagabondëve dhe trafikantëve? Jo më. Shteti që ishte viktimë e pastrimit etnik vetëm 13 vite më parë është duke u pozicionuar si një shtet i ri “cool” ballkanik. Një njeri kyç në këtë proces është zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi, një 33-vjeçar që ka qenë pronar i një kafeneje trendi, i pëlqen stripat e vizatuar – dhe ka sjellë “50 Cent” në Prishtinë pas luftës në Kosovë. Takojeni Njeriun e Ri të Ballkanit.
Katër vite më parë Kosova as që ka ekzistuar. Sot shteti ballkanik është në qendër të një debate ndërkombëtar, Rusia duke e akuzuar që është duke i ndihmuar rebelët sirianë. Kjo është një akuzë e ndytë, thotë Zëvendës Ministri i Jashtëm Petrit Selimi: “Kosova mund të jetë e varfër por ekonomia po rritet shpejt – dhe Kosova ka makiaton më të mirë”.
Rusia thotë se rebelët sirianë po trajnohen ushtarakisht në Kosovë. A janë?
Nën asnjë kusht, në asnjë kohë, asnjë militant nuk ka qenë i trajnuar në Kosovë. Sa i përket Sirisë: ne jemi kontaktuar nga sirianë që ishin në takimin e Miqve të Sirisë në Stamboll. Erdhën këtu për shumë takime me shoqërinë civile si dhe disa ministra. Makina propagandistike në shtete të ndryshme i mori këto takime dhe i shndërroi në rrëfime fantastike, por këto nuk janë të vërteta. Si shumica e shteteve tjera, ne e përkrahin tranzicionin demokratik në Lindje të Mesme, por nuk kemi bërë asgjë jashtë kornizave të veprimeve në Bruksel dhe Uashington.
A ka asistuar Kosova rebelët në mënyra tjera?
Jo.
Vitin e kaluar Këshilli i Europës akuzoi Kosovën për trafikim organesh të zgjeruar. A janë duke u trafikuar organet në apo prej Kosovës sot?
Sot nuk ka asnjë shans që të ketë çfarëdo trafikimi organesh këtu. Pas luftës ka ndodhur një rast, por kriminelët u akuzuan nga gjyqi për këtë veprim. Kjo klinikë që përpara ka bërë transplantime ilegale, por ju e dini se në tërë Ballkanin ka pasur trafikim organesh. Kryesisht në Serbi natyrisht. Edhe sot Serbia është qendër e transplantimeve ilegale të organeve, por kjo ndodh në Azi Qendrore dhe Afrikë gjithashtu. Sa i përket rezolutës së KE, ajo ka qenë e bazuar në një raport krejtësisht të fabrikuar.
A është Kosova shtet i vërtetë? Disa shtete ende nuk e njohin, ndërsa tjerët e quajnë shtet të dështuar?
Kosova është po aq shtet sikur çdo shtet tjetër në Ballkan. Kemi zgjedhje, qeveri, parlament. Jemi duke u anëtarësuar në organizata multilateral. Shumica e shteteve të botës e njohin Kosovën. Dhe Kosovarët e njohin Kosovën si shtet të tyre.
Ju i ngjasoni një Njeriut të Ri të Ballkanit – jeni arsimuar në Norvegji, keni bashkëthemeluar një gazetë, jeni pronar i një kafiterie me stripa. A e përfaqësoni ju gjeneratën e re të Kosovarëve?
E shoh vetën si përfaqësues së Kosovës sepse ajo është shteti më i ri në Europë. Jemi vetëm 4 vite. Por edhe qeveria jonë është më e reja në Europë me 3 ministra nën moshën 35 vjeçare, që të gjithë mirë të arsimuar. Ne patëm komunizmin, luftën, tranzicionin dhe tani shumë kosovarë janë kthyer nga mbarë bota. Ndërsa edhe kosovarët që nuk e kanë lëshuar vendin ishin entuziastë të ndërtojnë shtetin. Mund të jetë si Amerika në vitet e para të pavarësisë.
Kosova na qenka versioni modern i SHBA’ve të 1776?
Më shumë version post-modern! Ne jemi aty ku shtetet tjera ishin para 100 apo 200 vitesh. Kemi fatin e keq sepse duhet ndërtuar një shtet me një shekull vonesë, por në anën tjetër, nuk kemi pasur mundësitë të bëjmë gabime të njëjta. Për shembull, kemi borxhin më të vogël publik në Europë dhe rritjen e lartë prej 5.5%.
Sa larg është Kosova së qenuri normale?
Kosova po lëviz përpara. Kemi një diasporë të madhe në Europë: çdo i treti kosovar jeton jashtë vendit. Jemi shumë ndërmarrës dhe shikojmë kah jashtë. Tani duhet ta zhvillojmë ekonominë tanë. Pasuritë tona janë ende të papërdorura. Kompani gjermane po hapin call-qendra në Kosovë sepse aq shumë kosovarë kanë jetuar në Gjermani dhe flasin gjermanisht. Kemi më pak se 2 milionë rezidentë, por një proporcion të madh të të rinjve. Singapori ishte i vogël po ashtu, por e ka gjetur një fushë specifike. Edhe ne dëshirojmë të bëhemi si Singapori.
A dëshiron që kosovarët jashtë të kthehen?
Natyrisht. Humbja e trurit (Brain drain) mund të bëhet fitim i trurit (brain gain). Indusët e lëshuan shtetin por u kthyen nga Kalifornia për të bërë Bangalorin motor ekonomik të Indisë. Dëshirojmë që diaspora të kthehet dhe t’i investon mjetet këtu – dhe dëshirojmë tjerët te investojnë. Po, jemi të varfër, por jo më shumë se disa shtete të BE’së. Po, kemi 45% papunësi, por kjo nuk i bën hesap shume punësime në sektorin e shërbimeve që thjeshtë nuk janë regjistruar. Papunësia është më afër 20%-it. Sa i përket stilit të jetës, vetëm shikoni cafe-kulturën. Jemi konsumatorët e dytë në Europë të makiatos. Dhe guxoj të them se e bëjmë makiaton më të mirë në tërë Europën!
…. Dhe ju e dini këtë sepse jeni pronar i café. Kënd e keni klientë?
Po, është një library stripash dhe kafeteri. Por nuk e mbaj atë më. Kemi pasur shumë persona artistikë, mysafirë ndërkombëtarë dhe nganjëherë politikanë. Një i deleguar i OKB’së pat shkruar një herë raportin e plotë për Kosovën nga kafeteria ime. Ishte pika e parë e Wireless Internetit në Ballkan që e pata instaluar më 2002.
Keni qenë një ndër themeluesit e Gazetën Express, një gazetë të parë kosovare të stilit perëndimor. Cilat janë sfidat e menaxhimit të një gazete në ish-zonë lufte?
Po. Sa isha shumë i ri, e editoja një revistë stripash, por pas lufte bashkova forcat me disa gazetarë tjerë që ta themeloja Gazetën Express. Fokusi ynë ishte tek fotografitë, përmbajtja e mirë, editorialet e mira. Për shembull, arritëm ta bindim Andy Testa nga Nju Jork Times që të jetë redaktori ynë i fotografisë. Ende mbaj kolumne në faqen e Expressit, dhe jam krenar që kemi ngritur standardet sa i përket kualitetit gazetaresk. Për shembull, të parët ishim që kreditonim fotografët për fotot e bëra. Para nesh, gazetat thjesht vidhnin fotografi nga Interneti.
Çka ju flet eksperienca e juaj prej ndërmarrësi për shtetin e Kosovës?
Kur fillova biznesin, mora kredi bankare prej 14% kamatë. Kjo është kredi e reketit. Bankat e konsiderojnë Kosovën si shtet me risk kështu që kamatat janë qesharake. Problem i madh për biznese këtu është aksesi mjeteve likuide.
Cila seri në strip ju ka pëlqyer më së shumti?
Tintin, Tank Girl dhe Judge Dredd.