Mbyllet dosja e skandalit “Real Madrit-Gramozi”
27/04/2010 Ekspertiza: Transformatori u dogj për mungesë të vajit dhe vjetërsisë teknike
Akuza: Nuk ka vepër penale, vetëm shkelje administrative
TIRANE- Dosja penale që bën fjalë për hetimin e skandalit të fikjes së dritave në stadiumin “Qemal Stafa”, është pushuar përfundimisht nga Prokuroria e Tiranës. Shkak i kësaj nuk është bërë vetëm konkluzioni i ekspertizës së transformatorit, por sipas burimeve nga materiali që policia referoi në Prokurori, nuk kishte elementë të veprës penale dhe për pasojë nuk mund të vazhdoheshin hetimet. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës kryeqytetase, të cilat theksuan se fikja e dritave në stadiumin “Qemal Stafa” kur po zhvillohej ndeshja Gramozi-Real Madrid, nuk ka ardhur si pasojë e një sabotimi, por ngjarja ka qenë aksidentale. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ekspertiza e transformatorit, në të cilën thuhet se fikja e dritave në stadium ka ardhur si pasojë e djegies së transformatorit. Si motiv i kësaj ka shërbyer vjetërsia e vajit dhe gjendja teknike tepër e rënduar e transformatorit. Skandali i fikjes së dritave ndodhi mbrëmjen e 20 janarit të këtij viti kur kompania “Taçi Oil” solli në Tiranë skuadrën e futbollit Real Madridit me qëllim zhvillimin e një ndeshje miqësore me ekipin e Gramozit. Në kohën kur dy ekipet përfunduan pjesën e parë dhe ju drejtuar dhomave të zhveshjes, fusha e “Qemal Stafës” është mbuluar nga errësira, situatë kjo që zgjati për 90 minuta. Pas këtij skandali ministria akuzoi OSSH-në si përgjegjëse dhe shkarkoi menjëherë drejtorin e stadiumit Perikli Dhales, për mosmarrjen e masave të duhura gjatë një ndeshje futbolli.