Arsenali ngrit nivelin e pagave

Arsenali do ta ngritë nivelin e pagave për t’i ndihmuar menaxherit Arsene Wenger në transferimin e “top-futbollistëve” gjatë afateve kalimtare, ka njoftuar drejtori ekzekutiv, Ivan Gazidis.
Vendimi vjen pasi një prej futbollistëve më të paguar të Arsenalit, sulmuesi Robin van Persie, i cili thuhet se përfiton 70 mijë funte në javë, është në bisedime për vazhdimin e kontratës me gjigantin londinez.
Gazidis konfirmoi planin e klubit për të rishqyrtuar strukturën e pagave në klub në mënyrë që të jenë në garë me skuadrave rivale për transferimin e futbollistëve kulmorë.