E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney pranon rolin e rezervistit

Wayne Rooney pranon se mosparaqitja e tij në dy ndeshjet e para të Anglisë në Euro 2012 është çmim të cilin duhet ta paguajë për momentin e “çmendurisë” në Mal të Zi.

Rooney është i suspenduar për dy ndeshje pas përjashtimit të tij në duelin me Malin e Zi në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2012. Ai pranon se si pasojë e suspendimit, ai mund të mbetet rezervist edhe për ndeshjet e tjera.

“Është çmim të cilin duhet ta paguaj për shkak të atij gabimi. Do të përgatitem me shpresë se do të luaj, por e di se nuk e kam vendin e sigurt”, deklaroi Rooney për BBC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›