Selli Morgan, magjistarja e VIP-ave
Ka parathënë vdekjen e Ledi Dianës, "flet" me Merilin Monro dhe është kthyer në një prej figurave televizive më të kërkuara në Britaninë e Madhe. Por, vërtet është në gjendje të komunikojë me atë botë të përtejme që nuk e shohim dot të gjithë?
Ka vërtet përreth nesh diçka që nuk mund ta shohim të gjithë? Selli Morgan, më e famshmja ndër ata që dinë të komunikojnë me botën tjetër përreth nesh, është e sigurt se po. Dhe këtë bindje e kanë edhe të gjithë ata 72 mijë persona që janë vënë në radhë për t‘u pritur nga magjistarja e personave të famshëm, ajo që fliste me Ledi Dianën sa qe gjallë (por që nuk përjashtohet të vazhdojë të flasë me princeshën, duke qenë se diçka të tillë e bën rregullisht me Merilin Monronë) dhe që i ka parathënë fatin aktores Uma Turman, gruas së këngëtarit Artur Garfunkel, e dhjetëra personazheve të tjerë të famshëm.
Selli ishte edhe më parë mjaft e njohur, por është kthyer në yllin e sferës së kristaltë falë një programi televiziv shumë popullor, gjatë të cilit takohet me njerëz të çfarëdoshëm, rrëfen episode të jetës së tyre (pa i njohur më parë) dhe i këshillon si të veprojnë më mirë.
Por ekzistojnë dallime vërtet të mëdha mes fatthënëses më të mirë në Angli dhe qindra magjistareve e magjistarëve të tjerë që mbushin orët e programeve të natës në shumë kanale televizive. A shkon përtej këtyre të ashtuquajturve medium, që pretendojnë se dinë të lexojnë fatin përmes letrave, duke u përqendruar te po ato tema që kanë aq shumë për zemër njerëzit: seksin, shëndetin e paratë?
Shkrimtari Robert Çalmers shkoi ta njihte personalisht, për të zbuluar sa më shumë mbi magjistaren dhe përshkrimi i takimit mes të dyve, i publikuar në të përditshmen "The Independent", mund të konsiderohet një afresk i këndshëm i asaj që ndodh kur një skeptik e mosbesues i paepur takon një grua së cilës nuk i intereson shumë fakti që i është dhuruar "dhuntia". E ka dhe aq!
Fillimi i përballjes shkon në favor të shkrimtarit, falë paqartësive të zakonshme lidhur me emrat e të afërmve të personazhit që ekzaminohet. Gjë që është shembull klasik edhe i programeve televizive të tjera me këtë temë. Për shembull: "Shoh emrin Xhon... Cili është? Mund të jetë edhe Xhek ose Xheims. Jo? Xhemi... Xhekson. Mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë vend. Xheksonvili? Xhamajka? Ke qenë apo ke dëshiruar të shkosh në Xhamajka"? Herët a vonë gjendet diçka që fillon me "Xh" dhe shumë shpesh është pikërisht subjekti ai që e sugjeron i mrekulluar.
Sipas Riçard Uaismen, docent psikologjie në Universitetin Hertfordshair: "Thuajse në të gjitha rastet është klienti ai që bën pjesën më të madhe të punës, duke i ofruar magjistarit ato informacione nga jeta e vet, që duket sikur dalin nga hiçi".
Por shkrimtarit Çalmers iu desh të mendohej më mirë në çastin kur Selli i përshkroi personazhin e një romani mbi të cilin po punonte. Më pas i përshkroi me saktësi karakterin e një mikut të shkrimtarit skeptik, vetëm duke parë foton e tij. Pas një çasti të shpejtë konfuzioni, tha me radhë tre emra të kërkuar nga Çalmers: atë të së ëmës Xhoan dhe dy emrat (bashkë me atë të pagëzimit) e të vëllait, Maikëll Xhon. Goditja përfundimtare për shkrimtarin mosbesues erdhi në çastin kur magjistarja diti të fliste me saktësi mbi klaustrofobinë nga e cila i vuante i ati, diçka e mbetur sekret për një kohë shumë të gjatë, të cilën Çalmers e kishte mësuar vetëm pak kohë më parë.
Selli ka rrëfyer në disa raste se ka qenë e pranishme në ngjarje të pashpjegueshme kur qe fëmijë, diçka shumë normale për shumë magjistarë. Në banjën e shtëpisë ku qe rritur gjendej një shpirt, i cili i shfaqej vetëm asaj dhe e shtynte të bënte gjëra për të cilat parapëlqen të mos flasë. Një ditë, teksa dëgjonte një disk të këngëtarit Klif Riçard, një vizitor i çuditshëm i tha ta fikte atë zhurmë. Prova e radhës kjo, që shpirtrave nuk u pëlqen fare muzika pop.
Libri i shkruar së fundmi nga Selli Morgan, me titull "Jeta ime psikike", me të drejtë u kushton shumë hapësirë takimeve të shpeshta me Ledi Dianën. Ishte pikërisht Selli ajo që, teksa flisnin për Princin Karl, i tregoi Dianës një vizion që sapo i qe shfaqur: "Të them të vërtetën, është dashuruar pas një palë gjinjsh". Në një tjetër vizion Selli pa një makinë tip "Benz" që përplasej në një tunel, por iu duk se me të udhëtonte mbretëresha, vjehrra e Ledi Dianës. I shpjegoi Çalmersit skeptik: "Vetëm pasi dëgjova Dianën në atë intervistë të famshme ta përkufizonte veten si ‘mbretëreshë e zemrave‘, kuptova se brenda makinës që përplasej gjendej ajo". Por gjatë atij vizioni Selli ka parë edhe të tjera gjëra lidhur me familjen mbretërore, "që po të bëheshin publike do të tronditnin jetën e shtetit". Dhe, kurrë s‘i dihet, i ka depozituar detajet e atij vizioni te një noter: "... në rast se do të vdisja në rrethana të mistershme".
Selli bashkëpunon herë pas here edhe me policinë për gjetjen e trupave të viktimave të vrasjeve dhe i ruan letrat e falënderimit të dërguara nga të afërmit e tyre apo detektivët. Por, duke qenë se edhe magjistarët janë të detyruar të paguajnë qiranë dhe faturat e dritave e të gazit, i është futur punës e ndihmuar nga dhjetëra asistentë, të cilët përgjigjen për llogari të saj në një mori numrash telefonikë me pagesë, megjithëse pranon që për të pasur rezultate të mira subjektet duhen takuar drejtpërdrejt.
Sipas profesorit Riçard Uaismen, secili prej nesh mund të bëhet medium: mjafton të njohësh identitetin e personit që vjen te ti për ndihmë, të shkruash emrin e tij në "Google" dhe mund të shtiesh në dorë të gjithë atë sasi informacioni që lipset për ta lënë me gojë hapur. Pas një ore navigimi në internet, edhe doktor Uaismen arriti t‘i gjente emrat e nënës dhe vëllait të shkrimtarit Robert Çalmers. Shumë e thjeshtë.