Bashkim Shehu kandidat për çmimin "Ballkanika 2008"
Romani "Angelus Novus", i shkrimtarit Bashkim Shehu, është përzgjedhur mes librave që do të konkurrojnë për çmimin e madh "Ballkanika" për vitin 2008. Emrat e tjerë të përzgjedhur për këtë çmim janë bullgari Alek Popov me veprën "Kutia e zezë", greku Takis Theodoropoulos me "Trillimi i Venerës së Milos", maqedonasja Iljana Dirjani me "Botë të fshehta", rumunia Aura Christi me "Vendi i paprekshëm", serbi Vladislav Bajac me veprën "Hamami ballkanik dhe turku Tasim Uzjel Gradiaçiela".
Autorët e mësipërm konkurrojnë për veprën më të mirë ballkanike të vitit 2007. Juria e Shqipërisë në këtë konkurs ka propozuar si kandidat për çmimin "Ballkanika" shkrimtarin Bashkim Shehu, me veprën e tij të njohur "Angelus Novus". Vepra është botuar në vitin 2006 dhe është pritur më interes nga lexuesi shqiptar. Kritika dhe shtypi e kanë vlerësuar si një nga veprat që
ngjalli interes dhe diskutime në rrethe intelektuale dhe është nga veprat më të shitura gjatë kësaj periudhe. Vepra është në proces botimi në Amerikë dhe në Francë.
Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 5 tetor 2008, në Shkup.
Sipas Institutit të Librit dhe Promocionit "Toena", që është dhe organizator për Shqipërinë në këtë konkurs ndërkombëtar, veprat e autorëve konkurrues janë dorëzuar prej kohësh nga secili vend ballkanik dhe juria e përbërë nga një anëtar nga secili vend po shqyrton prej kohësh veprat. Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të Ballkanit për vitin respektiv i jepet Diploma përkatëse e Nderit, një distinktiv me simbolin e Ballkanikës, një premio financiare (5000 - 10000 euro).
Juria shqiptare, që ka vlerësuar dhe propozuar autorin dhe romanin shqiptar si konkurrent për çmimin "Ballkanika" ka qenë e përbërë nga: Jorgo Bulo, Piro Misha, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj.
Ndërsa në jurinë ballkanike, Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli.