Në gjurmët e Lord Bajronit
Rupert Everett, aktori i famshëm anglez, do të vizitojë Shqipërinë. Kureshtja është ajo që zakonisht i ka shtyrë të huajt, të famshëm ose jo, të vizitojnë vendin tonë, shpesh edhe historia e saj si vend i mbyllur për shkak të regjimit komunist. Por ndryshe ka ndodhur kësaj here. Rupert Everett, këtë fundjavë do të jetë në Shqipëri për një udhëtim me kalë... Ai ka vendosur të ripërshkruajë udhëtimin e Lord Bajronit në jugun e vendit tonë. Aktori dëshiron të ndjekë gjurmët e poetit që aq shumë shkroi për Shqipërinë.
I famshëm për rolet e tij në filmat e Hollivudit përkrah aktorëve të famshëm si Julia Roberts, Madonna, Antonio Banderas apo Edi Murphy, Everett do të vizitojë vendin tonë për një projekt tepër të veçantë. Me mbështetjen e televizionit anglez "Channel Four News", Rupert Everett do të ndjekë gjurmët e poetit të madh anglez, Lord Bajron në Shqipëri. Ky projekt, i ideuar si një tentativë për të kuptuar arsyet e largimit të poetit të madh nga vendlindja dhe tërheqjes së tij nga Orienti, do të sjellë risi dhe fakte të panjohura në prag të 200-vjetorit të ardhjes së Bajronit në Shqipëri. Për këtë arsye, Rupert Everett dhe ekipi i tij, do të filmojnë jo vetëm vendet e njohura të shkelura nga poeti, por edhe viset e Shqipërisë së Jugut. Në dokumentarin që pritet të realizohet për jetën e Lordit Bajron në Orient, Shqipëria do të zërë një vend të rëndësishëm, por në veçanti do të përshkruhet marrëdhënia e Bajronit me shqiptarët dhe Ali Pashën, mikpritësin e tij. Në këtë aventurë shqiptare, aktori anglez do të ketë si protagonist në rrugën e Bajronit studiuesin Auron Tare, i cili, vitin e kaluar, realizoi një dokumentar mbi udhëtimin e Bajronit në Shqipëri, nga shkrimtari i njohur anglez Robin Hanbury Tennyson. Një veçanti e këtij projekti është edhe nxjerrja në dritë e kontributit të mikut të Bajronit, Hobhouse, i cili ka lënë një ditar të detajuar mbi udhëtimin e tij dhe të Bajronit në viset shqiptare.
Bajroni mbërriti në Janinë nga Preveza, pasi kishte udhëtuar 640 km me kalë. Më pas përshkroi edhe 160 km, duke vazhduar më në veri, për të mbërritur në Tepelenë. Pas tri ditëve, si mysafirë të Ali Pashës, iu kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve. Vizita në Shqipëri i la mbresa të thella Bajronit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, i cili ndezi imagjinatën e tij poetike për tema ekzotike. Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën "Shtegtimi i Çajld Haroldit", ai shkruante për shqiptarët. "Shtegtimi i Çajld Haroldit" ishte një ditar në vargje, të cilin ai e mbajti gjatë gjithë udhëtimit. Bajroni nuk kishte ndërmend ta botonte, por shokët e tij, të entuziazmuar, ia rrëmbyen nga duart dhe e dërguan në shtyp. Bajroni u bë i famshëm. "Çajld Haroldi" e bëri edhe Shqipërinë të njohur në të gjithë botën e qytetëruar. Këtë udhëtim dëshiron ta bëjë edhe një herë aktori anglez, i frymëzuar ndoshta prej rrugëtimit në jug të Shqipërisë prej poetit anglez.
Rupert Everett është i njohur për bukurinë e tij joshëse. Ai ka ditur të interpretojë në komedi të mëdha romantike, ashtu si edhe personazhe komplekse. Everett, ndër të tjera, bën pjesë në atë kategori njerëzish që lirisht e ka shprehur homoseksualitetin e tij në Hollivud. Ky fakt nuk e ka dëmtuar aspak karrierën si aktor, e cila, përkundrazi, në mënyrë magjike, duket se i dha famën. Miqësia e tij është ndër më të dashurat për yjet siç është edhe rasti këngëtares më të madhe të muzikës pop, Madonna, ndërsa është i përfshirë edhe në fushata sociale apo politike. Tepër i bukur, me një fizik për t‘u admiruar, tërheqës, edhe tani që mosha shkon, me një vështrim që të gozhdon e një buzëqeshje që të lë pa frymë, ai i ka të gjitha aftësitë për t‘u kujtuar me interpretime të paharrueshme. Rupert Everett konsiderohet si një nga fytyrat më të paharruara të historisë së kinemasë.
Ai rrjedh nga familja mbretërore e Karlit II Stuart, Mbret i Anglisë dhe Skocisë. Që fëmijë, ai dha shenja të një arrogance të dukshme, e që më pas devijoi në atë që u quajt një i ri rebel. Në moshën 7-vjeçare, prindërit e dërguan në "Ampleforth College", institutin e drejtuar prej priftërinjve benediktianë, ku mësoi t‘i bjerë pianos, ndërsa ëndërronte që një ditë të bëhej një yll i muzikës rok. Më vonë, ëndrrat e tij ndryshojnë, dëshiron të bëhet aktor. Rolet e tij të para janë kryesisht televizive. Në vitin 1982, emri i Rupert Everett shfaqet nëpër faqet e gazetave: interpretimi i tij teatror në "Another Country", ku shfaqet në krah të Colin Firth, vlerësohet shumë nga kritika. Ky interpretim në teatër i hap dyert e ekranit të madh, ku fillimisht vjen me role të vogla. Për fat të keq, zgjedhjet e tij nuk janë edhe aq të qëlluara, duke zhgënjyer disi pritshmëritë e shtypit dhe publikut. Pas disa zhgënjimesh rreth fundit të viteve ‘80, ai vendos të heqë dorë nga aktrimi për t‘iu përkushtuar muzikës, por pa shumë sukses. Në vitin 1989 nis edhe një herë beteja e tij me mediat. Ai deklaron hapur homoseksualitetin e tij, një deklaratë që mund t‘i kishte dhënë fund karrierës artistike. Por ndodhi e kundërta. Rupert Everett kthehet në një idhull. Nisin propozimet për role të rëndësishme kinematografike. Ai interpreton në filma të ndryshëm në krah të aktorëve Ugo Tognazzi, Christopher Walken, Julia Roberts, Marcello Mastroianni, Tim Robbins e Sofia Loren. Kulmi i suksesit të tij shënohet në komedinë romantike "Martesa me mikun tim më të mirë", në vitin 1997, ku interpreton në krah të Julia Roberts dhe Cameron Diaz.