E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selman Riza, "Nderi i Kombit" pas vdekjes

Pas "Medaljes së Lirisë" që Presidenti i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu i akordoi Selman Rizës pas vdekjes, dje

Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi e dekoroi albanologun me urdhrin "Nderi i Kombit", me motivacionin: "Shkencëtarit të shquar, që me veprën e tij krijoi një thesar të çmuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, personalitetit të spikatur, me kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë".

Në emër të familjarëve përshëndeti prof. Emin Riza, i biri i albanologut të shquar. Veprimtaritë e gjera në Kosovë, me ndihmesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e të Komunës së Gjakovës, të cilat krahas kujdesit për rivarrimin e eshtrave të Selman Rizës në vendlindje, ngritjes së bustit në qendër të Gjakovës dhe dekorimit me Medaljen e Artë të Lirisë prej Presidentit të Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu, u shoqërua me botime të rëndësishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›