Bie nga ashensori, humb jetën tekniku
Është njoftuar për një defekt në ashensor, specialisti humb jetën gjatë riparimit të tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 12.30 minuta, në lagjen "28 Nëntori" Elbasan, ka gjetur vdekjen në aksidentalisht 34-vjeçari Sokol Jani, lindur e banues në lagjen "Vriserion Xhuvani" Elbasan. Sipas burimit në fjalë, Jani ishte i punësuar si teknik ashensorësh, ku konkretisht ka qenë duke riparuar një defekt në një prej ashensorëve të këtyre pallateve. Mësohet se, duke punuar ka rënë në ashensor pa ndenja, duke i shkaktuar këtij shtetasi vdekjen e menjëhershme. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pistat kryesore të hetimit janë vdekje si pasojë e goditjes nga rryma elektrike apo natyrale.
Be. Dy.
Be. Dy.