E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset mekaniku, hetim për shkelje të rregullave në punë

Plagoset mekaniku i anijes, nisin hetimet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Mbrëmjen vonë të së dielës, kanë nisur hetimet për dëmtimin e një personi në punë e sipër. Ngjarja ndodhi në kalatën lindore të Portit Detar të Durrësit, aty ku ankorohen anijet e peshkimit. Mekaniku 60-vjeçar Ramiz Lelja, nga Shkozeti, u dëmtua ndërsa punonte për të riparuar motorin e peshkarexhës "Rovinson" në pronësi të shtetasit Fatmir Lizja. I dëmtuari ka marrë ndihmë në spitalin rajonal të qytetit, kurse policia përgatiti materialet e para për nisjen e hetimeve për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Va. Qy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›