Seman, premtohet ndihmë për pastrimin e bunkerëve
Pas më shumë se 10 ditë inspektimesh ka përfunduar
procesi i identifi kimit të bunkerëve që ndodhen
në vijën bregdetare të Semanit. Sipas kryetarit të
Komunës Topojë, Sotir Zarka, mësohet se pak ditë më
parë, një grup inspektimi nga Ministria e Mbrojtjes ka
zhvilluar një takim me drejtuesit e Komunës Topojë,
në territorin e së cilës ndodhet bregdeti i Semanit.
"Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes mundësuan
identifi kimin e saktë të numrit të bunkerëve që
ndodhen në brigjet e detit të
Semanit. Numri real i bunkerëve
është 80 në brendësi të detit,
pra disa metra pranë bregut
dhe pothuaj dyfishi ndodhet
në pjesën ranore të këtij bregdeti",
ka thënë kreu i Komunës
së Topojës, Sotir Zarka. Nga
kreu i komunës mësojmë se
nuk është lënë ende ndonjë
afat për fi llimin nga puna për
largimin e bunkerëve nga zona
e plazhit. Zarka deklaron se:
"Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë pohuar
se shumë shpejt do të nisin nga puna, por nuk kanë
përcaktuar afate". Vija bregdetare që do të pastrohet
nga bunkerët është disa kilometra e gjatë. Pastrimi
do të përfshijë bregdetin nga grykëderdhja e Semanit,
deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Janë tre plazhet:
Semani-Darëzeza dhe Pishporua ato që vuajnë nga
prania e numrit të madh të relikteve të regjimit të
kaluar. Afatet e papërcaktuara ende nga Ministria e
Mbrojtjes, mund të bëjnë që pushuesit e bregdetit të
Semanit të kenë të pranishme gjatë ditëve të tyre të
pushimit edhe bunkerët, përveç ndotjet industriale,
që njohin prej vitesh këto brigje.