Mbetjet urbane, fi rmë gjermane për riciklimin
Mbetjet urbane të qytetit të Fierit nuk do të mblidhen
më në fushën e mbeturinave. Mes shumë
projekteve të prezantuara ndër vite si nga bashkia,
këshilli i qarkut dhe iniciatorë privatë, është vendosur
përfundimisht që me riciklimin e mbetjeve urbane të
qytetit të Fierit do të angazhohet një kompani gjermane,
e cila bashkëpunon me dy biznesmenë të fuqishëm
të Fierit. "Situata e trajtimit të
këtyre mbetjeve deri më sot ka
qenë e vjetruar dhe me efekte
negative në mjedis, qoftë për sa
i përket dekompozimit të hapur
dhe shkarkimit të gazrave apo
rrjedhjeve të ujërave të ndotura
në Gjanicë, duke shkaktuar
probleme serioze për shëndetin
e njerëzve", është shprehur Vangjel
Ndreko, drejtori i Ndërmarrjes
së Pastrimit pranë Bashkisë
së Fierit.
Vendimi për të ndërhyrë në problemin
jetik të mbetjeve urbane të Fierit është marrë
nga Këshilli Bashkiak vetëm tri ditë më parë dhe për
të vetmin projekt këshilltarët nuk janë përfshirë në debat.
Fabrika e re do të ndërtohet në një territor privat
të kësaj kompanie dhe do të realizojë seleksionimin e
mbetjeve sipas materialit përbërës: metalike, plastike,
qelqe, letër etj. "Mbetjet do të thërrmohen, paketohen
dhe eksportohen për riciklim. Ndërkohë kompania do të
paguajë taksat në Bashkinë e Fierit si dhe do të hapë
50 vende të reja pune", është shprehur përfaqësuesi
shqiptar i këtij projekti, Edmond Kule. Mësohet se investimi
do të kapë shumën e 5 milionë eurove. Në Fier
për përpunimin e mbetjeve urbane janë ofruar edhe
kompani të tjera si dhe projekte, por pas prezantimit në
këshillin bashkiak nuk kanë mundur të kalojnë etapat
e tjera.