Gjakova e luftës, 10 vite më pas
Ka kaluar gati një dekadë që
nga përfundimi i luftës së
Kosovës dhe qyteti i Gjakovës
mund ta thuash pa frikë se
tashmë ka rilindur. Një vështrim
mbi të shkuarën jo shumë të
largët të qytetit, të tmerreve të
luftës dhe gjenocidit që ushtruan
serbët, përballet me përpjekjet
për ringritje dhe energjitë
krijuese të gjakovarëve. Tashmë,
nga lufta kanë mbetur plagë që
gradualisht po cikatrizohen.
Çabrati
Është një nga lagjet më të vjetra
shqiptare, ku gëlojnë rrugicat
karakteristike dhe ndërtimet
identifi kuese. Kalaja e Çabratit
ndodhet në një kodër rreth 600
metra mbi nivelin e detit, nga
ku qytetin e ke "në pëllëmbë të
dorës". Një burrë i moshuar rreth
të 90-ve, i quajtur Kadri Shehu,
tregon se serbët ishin përpjekur
t‘i digjnin edhe kullat prej guri e
kur kishin parë se nuk digjeshin,
ishin përpjekur t‘i shembnin me
mina, e kur nuk ishin shembur, i
kishin qëlluar me topa nga afër,
por më kot. Kjo daton si dëshmia
më e vjetër jo vetëm si konstruksion,
por edhe si pjesë e historisë.
E datuar si kala e periudhës ilirodardane,
ka pësuar të paktën
tre-katër herë përshtatje dhe
retushime të kohës së hershme
të romakëve, sllavëve, osmanëve.
Më së fundi, njerëzit e njohin si
një lokal shërbimi dhe pikë turistike,
nga ku ke mundësi të shikosh
panoramën e gjithë Fushës
së Dukagjinit, duke e humbur
paksa "synimin" e të quajturit
objekt historik. Pronarët e lokalit,
sikur të përthithnin kumtin që
mban të fshehur kalaja e Çabratit,
tharmin e qenies kombëtare, e
kanë shndërruar mjedisin gjigant
të lokalit në një muze, i cili i kalon
caqet e një Çabrati-kala, por edhe
të një Çabrati-restorant, pasi aty
gjen edhe Ilirinë e Poshtme të
vjetër, edhe Dardaninë dhe principatat
e tjera ilire, edhe Krujën,
Beratin, Shkupin apo Shkodrën e
mesjetës, por edhe Janinën, Manastirin
apo Gjirokastrën. Lidhjen
e Prizrenit, Vlorën e pavarësisë...
të gjitha janë aty.
Gjen gati gjithçka mbi jetën
shqiptare, aq sa turistët e huaj,
por dhe vendas, mbesin të
mahnitur teksa shijojnë gatimet
tradicionale që shërbehen
në restorant. Një kamerier na
tregon se në dispozicionin tonë
mund të vihet edhe ciceroni, një
mësues i vjetër historie. "E kanë
punësuar për t‘u treguar të huajve
historinë, por mund t‘u shpjegojë
edhe ju", na thotë me dashamirësi
kamerieri. Vështirë të gjendet një
muze kaq i pasur, ku nga më të
habitshmet janë gjetjet e vjetra
të kulturës shqiptare...
Xhevahiri, qeleshepunuesi
Punimi i qelesheve (në Kosovë
përdoret emërtimi i vjetër shqip
plis) është nga zejtaritë më të vjetra.
Xhevahiri, një usta rreth të 50-
ve, tregon se zanatin e plispunuesit
e ka trashëguar nga babai, ky i
fundit nga i ati, e kështu me radhë
deri në thellësi të mesjetës. Por
Xhevahiri tregon se nga të gjithë
paraardhësit e tij, është njeriu më
pa fat që punon në këtë zanat.
"Modernizimi e ka nxjerrë jashtë
përdorimit plisin. Nuk blen kush
plis, janë vetëm mosha e vjetër
që e blejnë, si dhe një pjesë që e
marrin për qejf, për raste festash",
thotë Xhevahiri, ulur në kafen
përballë dyqanit të tij. Është ende
herët dhe ky mjeshtër është nga të
parët që shkel në pazar. Tregtarët e
rrugëve të pazarit të vjetër punojnë
deri natën vonë dhe ngrihen relativisht
vonë nga gjumi. Xhevahirit
i duhet të udhëtojë për Suharekë,
ku ndodhet një treg i vogël dhe në
kthim bën disa ndalesa në disa
qyteza të tjera nëpër Kosovë, nga
ku siç tregon, kthehet shpesh duarbosh.
"Nuk ka shitje si më parë.
Të thashë, jeta moderne e ka sfi due
plisin". "A ka një gjë që të bën optimist
atëherë?", e pyes. "Aaaa, qysh
jo, ka plot gjëra që më bëjnë optimist,
së pari tashti jemi të pavarur,
edhe pse ka shumë korrupsion dhe
së dytë, po bëhet autostrada Durrës-
Kukës-Prishtinë", thotë dhe me
një psherëtime të përlotur shton:
"Shqipnisë nuk i dalim borxhit,
po ban shumë për ne". Para se të
ecim me të në një copë rrugë deri
në Xërxë drejt Prizrenit, Xhevahiri
më tregon dyqanin e tij: "Shikoje,
gjysma e trarëve-kolona nuk janë
djegur, një javë rresht serbët i kanë
vënë zjarrin, por stërgjyshërit tonë
e ka ndërtuar prej zemre pishe, e
tash gjysma e djegun e gjysma jo
dyqani duket pak si laraman, por
nuk kena çka me ba". Gjithsesi
kjo lagje po bënte përpjekjeje të
vështira për të kapur standardin e
dikurshëm të arkitekturës antike
aristokrate tregtare të mesjetës...
Autostrada
Ndoshta as vetë banorët e Shqipërisë
nuk janë më entuziastë
për rrugën nga sa ishin banorët
e Kosovës. Sadri Kelmendi, nga
Prishtina, i cili kishte udhëtuar në
Gjakovë për mitingun e poezisë të
zhvilluar pak ditë më parë, thotë se
nuk kishte pasur asnjëherë ngjarje
më të madhe se ajo e rrugës. "Dëgjo
mor djalë, njeriu ecën përtokë, nuk
fl uturon. Kështu që rruga asht A-ja
e zhvillimit", thotë i moshuari, i
cili në mënyrë metaforike thotë se
shpejtësia me të cilën do të përshkohet
kjo rrugë do të ndihmojë
që të "kapim" kohën e humbur.
Ndërsa Shkëlzeni, rreth të 40-ve,
një banor nga Gjakova, thotë: "Atë
ditë që do të inaugurohet rruga,
unë do ta përshkoj më këmbë nga
Prizreni deri në Tiranë. Do marr
bukë me vete, dhe do ta bëj më
këmbë. Dua ta përjetoj thellësisht
këtë rr
Çarshia e madhe, që u mbijetoi topave të serbëve
Pjesa më e vjetër e qytetit, e thirrur
ndryshe edhe Pazari i Vjetër, deri
vonë ruhej në gjendje pothuajse antike.
Gjithçka prej druri, e trashëguar
brez mbas brezi, është përcjellë jo
vetëm në zejtari, por edhe në arkitekturë.
Në këtë lagje banojnë rreth 10
mijë njerëz dhe përbën një nga pjesët
më interesante të të gjithë qyteteve
shqiptare. 10 vjet më parë qyteti
u dogj plotësisht në themel nga
serbët. Gjakova ka qenë zona më e
prekur nga lufta në krejt Kosovën, së
bashku me Pejën, një pjesë të Prizrenit,
dhe disa qytete të tjerë më të
vegjël. Në muajin qershor, kur hynë
forcat e NATO-s, Gjakova pothuajse
ishte shuar. Në datën 14 qershor
1999, Pazari i Vjetër nxirrte ende
tym, po digjeshin ndërtimet shekullore
prej druri. Kishin mbijetuar
vetëm disa ndërtime mesjetare dhe
të mesjetës së vonë, të ndërtuara me
gurë, kompleksi i administratës së
Lidhjes Shqiptare e viteve ‘70 të shekullit
XIX, si dhe disa banesa krejtësisht
prej guri të latuar në thellësi të lagjes.
Një burrë i moshuar, rreth të 90-ve, i
quajtur Kadri Shehu, tregon se serbët
ishin përpjekur t‘i digjnin edhe kullat
prej guri e kur kishin parë se nuk
digjeshin, ishin përpjekur t‘i shembnin
me mina, e kur nuk ishin shembur,
i kishin qëlluar me topa nga
afër, por më kot. "I sheh këto kulla të
rralla që kanë mbijetuar. I sheh, besoj.
Kështu kemi mbijetuar një pjesë
e vogël e shqiptarëve, por do Zoti na
ka ecur dhe jemi bërë prapë...", thotë
plaku. Ai rri mbështetur në faqen e
një lokali, pronë e një prej nipave
të tij, lokal prej druri, kuptohet.
"Pse e dogjën Gjakovën?", e pyes.
"Në Gjakovë ka edhe pjesë që nuk u
dogjën, disa lagje moderne, që serbët
i kishin ruajtur për t‘i populluar
me kolonë, ndërsa Pazarin e Vjetër
e dogjën, sepse kjo ishte një dëshmi
historike, ishte një copë kulture e
lashtë dhe fort e bukur", thotë plaku
mendueshëm dhe duke vënë dorën
në ballë, siç bëhet për t‘u mbrojtur
nga dielli, nis e flet sërish: "Pas
luftës e kanë bërë prapë pazarin,
por ti e di se çdo të thotë, është si
prodhimet artifi ciale të kostumeve
popullore...".
nga përfundimi i luftës së
Kosovës dhe qyteti i Gjakovës
mund ta thuash pa frikë se
tashmë ka rilindur. Një vështrim
mbi të shkuarën jo shumë të
largët të qytetit, të tmerreve të
luftës dhe gjenocidit që ushtruan
serbët, përballet me përpjekjet
për ringritje dhe energjitë
krijuese të gjakovarëve. Tashmë,
nga lufta kanë mbetur plagë që
gradualisht po cikatrizohen.
Çabrati
Është një nga lagjet më të vjetra
shqiptare, ku gëlojnë rrugicat
karakteristike dhe ndërtimet
identifi kuese. Kalaja e Çabratit
ndodhet në një kodër rreth 600
metra mbi nivelin e detit, nga
ku qytetin e ke "në pëllëmbë të
dorës". Një burrë i moshuar rreth
të 90-ve, i quajtur Kadri Shehu,
tregon se serbët ishin përpjekur
t‘i digjnin edhe kullat prej guri e
kur kishin parë se nuk digjeshin,
ishin përpjekur t‘i shembnin me
mina, e kur nuk ishin shembur, i
kishin qëlluar me topa nga afër,
por më kot. Kjo daton si dëshmia
më e vjetër jo vetëm si konstruksion,
por edhe si pjesë e historisë.
E datuar si kala e periudhës ilirodardane,
ka pësuar të paktën
tre-katër herë përshtatje dhe
retushime të kohës së hershme
të romakëve, sllavëve, osmanëve.
Më së fundi, njerëzit e njohin si
një lokal shërbimi dhe pikë turistike,
nga ku ke mundësi të shikosh
panoramën e gjithë Fushës
së Dukagjinit, duke e humbur
paksa "synimin" e të quajturit
objekt historik. Pronarët e lokalit,
sikur të përthithnin kumtin që
mban të fshehur kalaja e Çabratit,
tharmin e qenies kombëtare, e
kanë shndërruar mjedisin gjigant
të lokalit në një muze, i cili i kalon
caqet e një Çabrati-kala, por edhe
të një Çabrati-restorant, pasi aty
gjen edhe Ilirinë e Poshtme të
vjetër, edhe Dardaninë dhe principatat
e tjera ilire, edhe Krujën,
Beratin, Shkupin apo Shkodrën e
mesjetës, por edhe Janinën, Manastirin
apo Gjirokastrën. Lidhjen
e Prizrenit, Vlorën e pavarësisë...
të gjitha janë aty.
Gjen gati gjithçka mbi jetën
shqiptare, aq sa turistët e huaj,
por dhe vendas, mbesin të
mahnitur teksa shijojnë gatimet
tradicionale që shërbehen
në restorant. Një kamerier na
tregon se në dispozicionin tonë
mund të vihet edhe ciceroni, një
mësues i vjetër historie. "E kanë
punësuar për t‘u treguar të huajve
historinë, por mund t‘u shpjegojë
edhe ju", na thotë me dashamirësi
kamerieri. Vështirë të gjendet një
muze kaq i pasur, ku nga më të
habitshmet janë gjetjet e vjetra
të kulturës shqiptare...
Xhevahiri, qeleshepunuesi
Punimi i qelesheve (në Kosovë
përdoret emërtimi i vjetër shqip
plis) është nga zejtaritë më të vjetra.
Xhevahiri, një usta rreth të 50-
ve, tregon se zanatin e plispunuesit
e ka trashëguar nga babai, ky i
fundit nga i ati, e kështu me radhë
deri në thellësi të mesjetës. Por
Xhevahiri tregon se nga të gjithë
paraardhësit e tij, është njeriu më
pa fat që punon në këtë zanat.
"Modernizimi e ka nxjerrë jashtë
përdorimit plisin. Nuk blen kush
plis, janë vetëm mosha e vjetër
që e blejnë, si dhe një pjesë që e
marrin për qejf, për raste festash",
thotë Xhevahiri, ulur në kafen
përballë dyqanit të tij. Është ende
herët dhe ky mjeshtër është nga të
parët që shkel në pazar. Tregtarët e
rrugëve të pazarit të vjetër punojnë
deri natën vonë dhe ngrihen relativisht
vonë nga gjumi. Xhevahirit
i duhet të udhëtojë për Suharekë,
ku ndodhet një treg i vogël dhe në
kthim bën disa ndalesa në disa
qyteza të tjera nëpër Kosovë, nga
ku siç tregon, kthehet shpesh duarbosh.
"Nuk ka shitje si më parë.
Të thashë, jeta moderne e ka sfi due
plisin". "A ka një gjë që të bën optimist
atëherë?", e pyes. "Aaaa, qysh
jo, ka plot gjëra që më bëjnë optimist,
së pari tashti jemi të pavarur,
edhe pse ka shumë korrupsion dhe
së dytë, po bëhet autostrada Durrës-
Kukës-Prishtinë", thotë dhe me
një psherëtime të përlotur shton:
"Shqipnisë nuk i dalim borxhit,
po ban shumë për ne". Para se të
ecim me të në një copë rrugë deri
në Xërxë drejt Prizrenit, Xhevahiri
më tregon dyqanin e tij: "Shikoje,
gjysma e trarëve-kolona nuk janë
djegur, një javë rresht serbët i kanë
vënë zjarrin, por stërgjyshërit tonë
e ka ndërtuar prej zemre pishe, e
tash gjysma e djegun e gjysma jo
dyqani duket pak si laraman, por
nuk kena çka me ba". Gjithsesi
kjo lagje po bënte përpjekjeje të
vështira për të kapur standardin e
dikurshëm të arkitekturës antike
aristokrate tregtare të mesjetës...
Autostrada
Ndoshta as vetë banorët e Shqipërisë
nuk janë më entuziastë
për rrugën nga sa ishin banorët
e Kosovës. Sadri Kelmendi, nga
Prishtina, i cili kishte udhëtuar në
Gjakovë për mitingun e poezisë të
zhvilluar pak ditë më parë, thotë se
nuk kishte pasur asnjëherë ngjarje
më të madhe se ajo e rrugës. "Dëgjo
mor djalë, njeriu ecën përtokë, nuk
fl uturon. Kështu që rruga asht A-ja
e zhvillimit", thotë i moshuari, i
cili në mënyrë metaforike thotë se
shpejtësia me të cilën do të përshkohet
kjo rrugë do të ndihmojë
që të "kapim" kohën e humbur.
Ndërsa Shkëlzeni, rreth të 40-ve,
një banor nga Gjakova, thotë: "Atë
ditë që do të inaugurohet rruga,
unë do ta përshkoj më këmbë nga
Prizreni deri në Tiranë. Do marr
bukë me vete, dhe do ta bëj më
këmbë. Dua ta përjetoj thellësisht
këtë rr
Çarshia e madhe, që u mbijetoi topave të serbëve
Pjesa më e vjetër e qytetit, e thirrur
ndryshe edhe Pazari i Vjetër, deri
vonë ruhej në gjendje pothuajse antike.
Gjithçka prej druri, e trashëguar
brez mbas brezi, është përcjellë jo
vetëm në zejtari, por edhe në arkitekturë.
Në këtë lagje banojnë rreth 10
mijë njerëz dhe përbën një nga pjesët
më interesante të të gjithë qyteteve
shqiptare. 10 vjet më parë qyteti
u dogj plotësisht në themel nga
serbët. Gjakova ka qenë zona më e
prekur nga lufta në krejt Kosovën, së
bashku me Pejën, një pjesë të Prizrenit,
dhe disa qytete të tjerë më të
vegjël. Në muajin qershor, kur hynë
forcat e NATO-s, Gjakova pothuajse
ishte shuar. Në datën 14 qershor
1999, Pazari i Vjetër nxirrte ende
tym, po digjeshin ndërtimet shekullore
prej druri. Kishin mbijetuar
vetëm disa ndërtime mesjetare dhe
të mesjetës së vonë, të ndërtuara me
gurë, kompleksi i administratës së
Lidhjes Shqiptare e viteve ‘70 të shekullit
XIX, si dhe disa banesa krejtësisht
prej guri të latuar në thellësi të lagjes.
Një burrë i moshuar, rreth të 90-ve, i
quajtur Kadri Shehu, tregon se serbët
ishin përpjekur t‘i digjnin edhe kullat
prej guri e kur kishin parë se nuk
digjeshin, ishin përpjekur t‘i shembnin
me mina, e kur nuk ishin shembur,
i kishin qëlluar me topa nga
afër, por më kot. "I sheh këto kulla të
rralla që kanë mbijetuar. I sheh, besoj.
Kështu kemi mbijetuar një pjesë
e vogël e shqiptarëve, por do Zoti na
ka ecur dhe jemi bërë prapë...", thotë
plaku. Ai rri mbështetur në faqen e
një lokali, pronë e një prej nipave
të tij, lokal prej druri, kuptohet.
"Pse e dogjën Gjakovën?", e pyes.
"Në Gjakovë ka edhe pjesë që nuk u
dogjën, disa lagje moderne, që serbët
i kishin ruajtur për t‘i populluar
me kolonë, ndërsa Pazarin e Vjetër
e dogjën, sepse kjo ishte një dëshmi
historike, ishte një copë kulture e
lashtë dhe fort e bukur", thotë plaku
mendueshëm dhe duke vënë dorën
në ballë, siç bëhet për t‘u mbrojtur
nga dielli, nis e flet sërish: "Pas
luftës e kanë bërë prapë pazarin,
por ti e di se çdo të thotë, është si
prodhimet artifi ciale të kostumeve
popullore...".