E Diel, 1 Nëntor 2026

"Adrion Livex-09", për një javë në ujërat shqiptare

Nis stërvitja rajonale "Adrion
Livex-09" në ujërat e Adriatikut.
Rreth 200 forca të huaja
ushtarake, si dhe ato shqiptare, do
të angazhohen në stërvitjen, që do
të realizohet në hapësirën detare
shqiptare dhe ujërat ndërkombëtare
përgjatë një jave. Nga data
7 deri më 12 qershor, Durrësi dhe
Vlora do të presin për disa ditë
radhazi, në stërvitjen ushtarake,
forcat e vendeve që lagen nga
Adriatiku dhe Joni e që janë pjesë
të nismës "Adrion". Në ujërat tona
territoriale, gjatë stërvitjes do të
zhvillohen operacione të kërkim
shpëtimit, operacione të bordimit
dhe ndalimit detar, veprime taktike
me qitje luftarake reale (Live
Fire), operacione të kontrollit
detar për të qenë në gatishmëri
për të përballuar sulmet terroriste
dhe kontrabandën detare. Nisma
"Adrion" lidhet me zbatimin e
Deklaratës së Ankonës, e fi rmosur
nga ministrat e Jashtëm të
vendeve të rajonit në maj të vitit
2000. Nëpërmjet saj, është synuar
dhe arritur një nivel më i mirë i
bashkëpunimit të Forcave Detare
të rajonit, kryesisht nëpërmjet
realizimit të stërvitjeve të përbashkëta
detare dhe pjesëmarrjes
në Projektin e Qendrës Rajonale të
Kontrollit te Trafi kut Detar. Sipas
burimeve zyrtare nga Brigada
e Komandës Detare në Durrës,
vendet pjesëmarrëse në stërvitje
janë Shqipëria, Italia, Sllovenia,
Kroacia, Greqia dhe Mali i Zi.
Shqipëria është vendi pritës i kësaj
stërvitjeje detare "Adrion Livex -
09", e cila është e dyta e këtij lloji
që zhvillohet. Një vit më parë stërvitja
me të njëjtin emër u zhvillua
në Tivar të Malit të Zi. Një muaj
më parë, për të mundësuar një
stërvitje të suksesshme, u zhvillua
një konferencë përfundimtare
planëzuese gjatë së cilës përfaqësues
të vendeve pjesëmarrëse
inspektuan vendet ku do të zhvilloheshin
aktivitetet ushtarake
dhe mbi bazën e saj u përcaktua
programi i stërvitjes, zonat ku do
të zhvillohet dhe detaje të tjera të
rëndësishme për mbarëvajtjen
me sukses të saj. Udhëheqës i
kësaj stërvitjeje do të jetë Kapiten
i Rangut të parë Bejtash Petoshati.
Ndërkaq mësohet se ushtarakët e
huaj gjatë ditëve të stërvitjes do të
bëjnë dhe vizita njohëse në qytetet
kryesore historike të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›