E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, mbytet në det i moshuari 60-vjeçar

Shënohet viktima e parë
në plazhin e Velipojës për
këtë sezon veror. Viktima e
detit është 60-vjeçari Rrok Gocaj,
banues në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se Gocaj ndodhej në
plazhin e Velipojës si pushues
ditor gjatë kësaj fundjave të nxehtë,
së bashku me të afërmit.
Sipas dëshmive të dhëna nga
dëshmitarët okularë mësohet se
60-vjeçari pak minuta pasi kishte
hyrë në ujë, prej dallgëve të forta,
ka humbur ekuilibrin duke mos
mundur të qëndrojë në ujë.
Brenda pak sekondash, burri
është parë tek fundosej në ujë,
duke mos e parë në sipërfaqe.
Menjëherë drejt tij kanë shkuar
në ndihmë të afërmit, që kanë
parë nga larg të gjithë skenën.
Pranë tyre shkuan dhe pushues
të tjerë, që kishin ardhur për
plazh dhe ndodheshin aty pranë,
të cilët kanë nxjerrë në breg
trupin e viktimës. Pavarësisht
ndihmës së dhënë dhe dërgimit
menjëherë për në spitalin rajonal
të Shkodrës 60-vjeçari nuk
ka mbijetuar. Pas sinjalizimit, në
vendngjarje ka shkuar menjëherë
grupi hetimor dhe nga hetimet e
para dhe nga mbledhja e dëshmive
nga dëshmitarët okularë, në
lidhje me ngjarjen është arritur
në përfundimin se viktima është
mbytur aksidentalisht. Fillimisht
është dyshuar se viktima ka
pësuar infarkt të miokardit, për
shkak të hyrjes në ujë, por nga
autopsia ka rezultuar se burri
është asfi ksuar. Dallgët e mëdha
të detit, kanë bërë që burri të
humbë ekuilibrin dhe të merret
me vete nga valët, duke mos
mundur të dalë në sipërfaqe.
Burri ka pirë një sasi të konsiderueshme
ujë, duke u mbytur.
Për këtë vit, 60-vjeçari është
viktima e parë në plazhet veriore
të vendit. Por plazhi i Velipojës
nga viti në vit po kthehet në
makthin e pushuesve, për shkak
të mungesës së rojës bregdetare.
Ky plazh, i cili ka dalje në det të
hapur dhe i ndjeshëm ndaj baticave
dhe zbaticave, jo pak herë
ka provokuar situata të rënda që
kanë përfunduar me viktima. Në
këto kushte plazhi i Velipojës e ka
të domosdoshme praninë e rojës
bregdetare, që aktualisht nuk
ekziston në këtë zonë turistike.
Vitin që kaloi, në plazhin e Velipojës
kanë humbur jetën 8 persona,
kryesisht të moshave mbi
60 vjeç dhe fëmijë të vegjël. Çdo
vit, numri i pushuesve në këtë
plazh është rritur ndjeshëm, për
shkak të rërës dhe ujit të pastër që
ofron, por fatkeqësisht ata janë
të pambrojtur dhe nuk ekziston
asnjë masë parandaluese, si në
të gjitha zonat turistike në vendet
fqinje. Duket se ky sezon turistik e
ka gjetur të papërgatitur plazhin e
Velipojës ku përveç mungesës së
rojës bregdetare, ende nuk është
vendosur shërbimi i emergjencës
shëndetësore. Ngjarja e ndodhur
këtë fundjavë në plazhin e Velipojës
nuk ka kaluar pa u komentuar
nga pushuesit, të cilët janë shprehur
të shqetësuar për faktin se në
gjithë këtë plazh, 15 kilometra i
gjatë dhe me një gjerësi rëre nga
bregu deri në 300 metra, nuk ka
një roje bregdetare. Situata duket
më pesimiste kur mësohet nga
burime të Komunës Velipojë se
nuk ka fonde për të mbajtur roje
bregdetare dhe e gjithë shpresa
mbetet nëse policia kufi tare do
marrë përsipër të patrullojë vijën
bregdetare, siç e ka bërë në disa
raste gjatë verës së kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›