Zihen në kafe-internet, plagoset me thikë 16-vjeçari
Grindet me një adoleshent, duke e plagosur
me thikë, prangoset 19-vjeçari.
Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë të
ditur se dje, në orët e para të mëngjesit,
është arrestuar nën akuzën e "plagosjes
së rëndë me dashje" Gjino Tafa, 19 vjeç,
banor i lagjes "11 Janari" në qytetin e
Fierit. Arrestimi i tij është kryer në fshatin
Darëzezë, ku 19-vjeçari kishte shkuar
për t‘ju fshehur policisë, pas plagosjes
që kishte regjistruar disa orë më parë.
Burimet zyrtare të Policisë së Fierit bëjnë
të ditur për gazetën "Shqip" se 19-vjeçari
Tafa, mbrëmjen e së shtunës ka qenë
në një kafe-internet në vendin e quajtur
"Zogu i Zi" në Fier. Ai ka qëndruar për disa
orë atje, duke luajtur në kompjuter, kur ka
nisur të debatojë me 16-vjeçarin S.Uruçi,
që kishte pak minuta që po argëtohej
në internet. Debati ka nisur për motive
banale dhe ka përfunduar me përplasje
fi zike mes dy të rinjve. Debati mes djemve
nuk është mbyllur me kaq. Gjino Tafa
është larguar për disa minuta nga qendra
e internetit, ka marrë një thikë dhe është
rikthyer. Konfi rmohet se Gjino Tafa nuk ka
tentuar të bisedojë me adoleshentin, që
kishte debatuar më parë, por menjëherë
pas hyrjes në internet e ka qëlluar atë dy
herë me thikë pa paralajmërim. Mësohet
se tehu i thikës e ka prekur 16-vjeçarin në
pjesën e barkut dhe në krah. Pas krimit,
autori është larguar menjëherë nga vendi
i ngjarjes, duke e lënë djalin të përgjakur.
16-vjeçari është transportuar për në spitalin
e Fierit nga personat që ndodheshin
në atë kohë në kafe-internet, ku ende
është nën kujdesin e bluzave të bardha,
duke luftuar me jetën. Policia deklaron
se pas marrjes së informacionit dhe
dëshmive nga vendi i ngjarjes është vënë
në kërkim të autorit, i cili është kapur në
orët e para të mëngjesit të së dielës, disa
kilometra larg Fierit, në pyllin e Darëzezës.
Tashmë 19-vjeçari do të ndiqet penalisht
për veprën penale të plagosjes me dashje,
ndërkohë që burime spitalore bëjnë të
ditur se i plagosuri nëse edhe gjatë ditës
së hënë nuk do të jetë rikuperuar, do të
transportohet për trajtim më të specializuar
për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.