E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i dy fëmijëve vetëvritet me korrent në vaskë

Arian Kadare kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe dy herë të tjera pas vdekjes së motrës dhe divorcit

Babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës në mënyrë makabre, duke lidhur në dorë një prizë me korrent, që e ka përdorur në vaskën e mbushur me ujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mesditë dhe ai është dërguar menjëherë në spital, por nga djegiet e shumta ka ndërruar jetë. Sipas policisë, vdekja e motrës dhe ndarja me bashkëshorten mendohet se kanë sjellë depresion tek Arian Kadare, i cili kishte tentuar edhe dy herë të tjera t’i jepte fund jetës. 35-vjeçari kishte filluar të kishte probleme depresioni që para dy vjetësh, kur nga jeta ishte ndarë motra e tij. Por, ai kishte pasur në jetë edhe fatkeqësi të tjera të rënda dhe nuk i ka përballuar dot. Në këto kushte ka ardhur edhe divorci me bashkëshorten, me të cilën kishte dy fëmijë të vegjël. Gjatë kësaj kohe, ai ka lënë edhe punën, ku prej vitesh punonte si teknik televizorësh. Ndërsa dje, ai ka gjetur një moment larg personave të tjerë dhe ka marrë një prizë që e ka futur në korrent. Më pas ka mbushur vaskën me ujë dhe prizën e ka lidhur rreth dorës. Bashkë me të ka hyrë në vaskë, duke i vënë korrentin vetes, që i ka sjellë shumë djegie. Fqinjët dhe të afërmit e kanë gjetur 35-vjeçarin pothuajse të shkrumbuar dhe menjëherë kanë shkëputur korrentin, duke i dhënë ndihmën e parë 35-vjeçarit. Ai është dërguar me urgjencë te spitali “Nënë Tereza”, e konkretisht në repartin e djegieve. Mjekët janë munduar ta mbajnë në jetë, por djegiet kanë qenë të shumta dhe për shkak të tyre ka ndërruar jetë. Më pas, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr. 4, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe më pas i ka kaluar për veprime të mëtejshme seksionit të krimeve ndaj personit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai ishte tip depresiv dhe kishte tentuar të vetëvritej edhe dy herë të tjera. E gjithë kjo mendohet se ka ardhur pas fatkeqësive të ndodhura në familjen e tij, që kishte sjellë edhe divorcin me të shoqen, me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›