E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminar bashkepunim me shoqerine civile per mireqeverisjen lokale

Forcimi i urave te bashkepunimit mes shoqerive civile dhe qeverisjes lokale ishte kjo tema e seminarit organizuar nga BE dhe OSBE-ne ne Bashkine e Kamzes. Duke i vene rendesine kesaj pike per demokratizimin e vendit organizmat kane marre si shembull kete bashki. Robert Mangham zevendesshefi i Departamentit te Mireqeverisjes per Ceshtjet Ekonomike dhe Mjedisore Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi tha Bashkia Kamez eshte nje shembull qe duhet marre jo vetem nga bashkite e vendit por edhe te rajonit me progresin dhe ndryshimet e medha qe ka pesuar ky qytet. Ndersa kryebashkiaku i Kamzes z. Xhelal Mziu u shpreh Ne keto vite qe une drejtoj Bashkine Kamez mund te deshmoj dhe faktoj ne menyre te gjithanshme se dinamika e bashkepunimeve midis aktoreve e faktoreve ne kete bashki qe ndihmojne dhe sjellin pervojat e reja demokratizuese planifikuese komunikuese nepermjet instrumentesh gjitheperfshirese dhe transparente ne radhe te pare ne raportet me publikun e gjere grupeve te interesit dhe rrjetin e shoqerise civile ka pasur nje intensitet mjaft te larte. Ne Bashkine e Kamzes ka nje tradite shumevjecare te ketij bashkepunimi por qe tashme kerkohet te vendoset ne standarde bashkekohore ne perputhje edhe me thellimin e proceseve ndergjegjesuese qe rrisin rolin e publikut jo vetem ne diskutimin dhe hartimin e politikave lokale por edhe ne rolin perqafues e ndikues te ketyre politikave gjate zbatimit te tyre. Nga ana e vet kjo shtrirje dhe roli gjitheperfshires jep akses per nje partneritet me te fuqishem me qeverisjen lokale edhe ne kuadrin e bashkepunimeve per te zbatuar dhe thithur projekte me mbeshtetjen e Komunitetit Evropian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›